Pritet të shtrenjtohet uji për pije në Shkup

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Shkupjanët prej marsit të këtij viti, sipas të gjitha gjasave do të paguajnë fatura më të shtrenjta për ujë për pije. “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” i Shkupit ka dorëzuar kërkesë deri te Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) me të cilën kërkon rritje të çmimit të ujit prej 30 denarë mesatarisht në faturat në nivel mujor. KRRE nga ana tjetër propozon që çmimi të rritet për 7 denarë, ndërkaq vendimin final duhet ta miratojnë këshillat e komunave, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Sipas propozimit të KRRE-së, tarifa mesatare për ujë në vend 23,14 denarë për metër kub siç është tani, me rritjen do të bëhet për 26,36 denarë për metër kub.

“KRRE nuk miraton vendim final për çmimin e ujit. Këshillat e komunave i miratojnë vendimet përfundimtare. Ndërmarrjet publike komunale dorëzojnë kërkesë për caktimin e çmimit në KRRE, ndërkaq ne u japim çmim minimal dhe maksimal si opsion. Këto çmime propozuese janë të lidhura me shpenzimet, gjegjësisht investimet në rrjetin që të mos ketë defekte, gjegjësisht të modernizohet. Se cili çmim do të jetë në fuqi, vendos Këshilli i komunës. Faktet tregojnë se në nivel nacional kemi humbje të ujit mbi 60%. Që do të thotë se humbim thesar të paçmuar për shkak të mungesës së investimeve. Këshillat në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente t’u shpjegojnë qytetarëve se ku investohet çdp denar”, shkruan në profilin e tij të Facebook-ut, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.

Ai thotë se KRRE mbetet në qëndrimin që tërësisht ta marrë nën kompetenca rregullimin e çmimit të ujit që të rriten investimet, të përmirësohet shërbimi dhe të rregullohen punësimet sipas nevojave.

NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup” kërkesën për shtrenjtim të ujit e ka dorëzuar vjet në nëntor. Në të është theksuar se kërkohet rritje e çmimit mesatar të shërbimit të furnizimit të ujit për pije për fundin e vitit 202 në 38,57 denarë për metër kub, ndërkaq në vitin 2023 çmimi të rritet 38,81 denarë për metër kub. Kjo do të thotë se për këtë vit, KRRE vetëm pjesërisht do ta pranonte kërkesën e ndërmarrjes për shtrenjtim të shërbimit kryesor.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

oliver spasovski

Spasovski: Nuk dorëzohemi, pensionin minimal e rrisim në 20 mijë denarë

anita-angellovska bezhovska

Angellovska- Bezhoska paralajmëron ulje deri në 4 % të inflacionit

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

Klasa_zbrazet_Banka-600x347-1

MASH i ka njoftuar shkollat se ditët jopune për shkak të zgjedhjeve do të punohen të shtunave

Taravari: Derisa Fronti improvizon teatër të fëmijëve, VLEN dëgjon hallet e popullit

qeveria-serbe-vucic

Vuçiq në ankth nga fitorja e VLEN-it në Maqedoni

zjarr

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin.

Maksim Dimitrievski

Dimitrievski: Nuk i sulmojmë subjektet politike, zhvillojmë fushatë pozitive

INFO

NA NDIQ