Shqipëria dhe shteti gjenocidal, Serbia do të bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian U-21 për meshkuj në vitin 2027.
UEFA tha të enjten se vetëm oferta e dy federatave përmbushi një afat të fundit këtë javë për të paraqitur planet e detajuara të turneut.
Federatat serbe dhe shqiptare të futbollit u bashkuan në maj për të planifikuar organizimin e turneut me 16 ekipe që luhet çdo dy vjet, i cili ka nevojë për tetë stadiume për të pritur 31 ndeshje.
Udhëheqësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili është nënkryetar i UEFA-s, i tha Associated Press në maj se “është një projekt 100 për qind futbollistik” me “një mesazh shumë të mirë politik që mund ta përçojmë”.
Një grup tifozësh shqiptarë lyen me bojë të kuqe zyrat e federatës në maj kur u njoftua bashkëpunimi me futbollin serb për Euro U21.
“Ne patëm disa reagime negative nga fansat, kryesisht, dhe nga disa grupe interesi, por jo nga qeveria shqiptare”, deklaroi më pas Duka.
Duket se Duka ka harruar dhimbjet nëpër të cilat ka kaluar Kosova nga shteti që tashmë zyrtarisht njihet si gjenocidal, por kjo nuk i pengon fare atij, duke i quajtur reagime nga grupe të interesit. /Telegrafi/