Shqipëria është zyrtarisht e kualifikuar në Euro 2024. Festa kuqezi pushton çdo cep të botës ku flitet shqip, falë Kombëtares shqiptare që mori pikën e nevojshme përballë Moldavisë.
Heronjtë kuq e zi mbërritën rreth orës 01:10 ku ambientet e Aeroportit të Rinasit ishin nën masa të rrepta sigurie.