Pritje madhështore për kampionin Alili në sheshin “Skënderbeu”

0

Komuna e Çairit dhe klubi i mundjes Liria mbrëmë në Shkup i kanë bërë një pritje madhështore kampionit europian për kadet në mundje stil i lirë, Besir Alili.

Ai është pritur nga një numër i madh i qytetarëve në sheshin Skënderbeu, ndërsa para masës së tubuar kanë folur kryetari i Çairit Visar Ganiu dhe ai i Shkupit, Petre Shilegov.

Kampioni i ri ishte pritur në pikën kufitare në Tabanovcë nga shumë tifozë, me zurle, tupana dhe fishekzjarrë, kurse më pas me autobus panoramik u nis për në sheshin Skënderbeu.

Alili gjatë fundjavës u shpall kampion europian për kadet në stil të lirë në kategorinë deri më 48 kg, pas fitores në finale kundër armenit Hovhanisjan me rezultat 7-6 në kampionatinn europian në Faenza të Italisë.

Video e huazuar nga TV21