Pritje të gjata në vendkalimet kufitare Tabanoc dhe Bogorodicë

0

Pritje të gjata janë regjistruar në vendkalimet kufitare Tabanoc me Serbinë dhe Bogorodicë me Greqinë. Kjo ka të bëjë me fluksin e madh të mërgimtarëve që shumica kanë përfunduar pushimet verore, ndërsa për në Greqi vijon fluksi i turistëve nga Evropa Qendrore që shfrytëzojnë Korridorin 10. Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë, në Tabanoc dhe Bogorodicë pritjet janë deri në 45 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti.
Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve të qyteteve gjithashtu është rritur. (INA)