Shitjet e Microsoftit janë ngadalësuar ndjeshëm pasi klientët që përballen me gjendje të rëndë ekonomike kanë ulur shpenzimet për teknologjinë, shkruan BBC.
Kompania ka thënë se shitjet u rritën vetëm 2 për qind në tre muajt deri në dhjetor, në 52.7 miliardë dollarë, rritja më e vogël tremujore në më shumë se gjashtë vjet.
Përditësimi erdhi vetëm disa ditë pasi kompania ka thënë se do të reduktonte fuqinë punëtore me afërsisht 5 për qind, duke eliminuar 10 mijë vende pune.
Industria e teknologjisë është goditur nga shkurtimet e vendeve të punës në muajt e fundit, pasi reklamat dhe shpenzimet e tjera kanë rënë.
Bizneset janë të shqetësuara për ekonominë, ndërsa familjet që merren me kompjuterë dhe teknologji të tjera kanë ulur shpenzimet, veçanërisht pasi kostoja e jetesës po rritet.
Microsofti ka thënë se të ardhurat e lidhura me sistemin e lojërave Xbox ranë me 12 për qind, ndërsa shpenzimet për produktet e saj Windows ranë me 39 për qind.