Përpos Kosovës, edhe Kombëtarja e Zvicrës po përballet me probleme të brendshme.
Mediat zvicerane zbulojnë se ylli i “Helvetikëve”, Xherdan Shaqiri i ka prishur punët me selektorin Murat Yakin.
Futbollisti kosovar përfundoi në bankinë gjatë tërë kohën në barazimin e mbrëmshëm ndaj Izraelit, në ndeshjen e zhvilluar në Hungari, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Pas lojës, futbollisti i Chicago Fire u detyrua të ushtronte me ekipin e rezervistëve, ndërsa i pyetur se përse nuk luajti, ishte i shkurtër në përgjigjen e tij: “Pyeteni trajnerin”.
Ndërkohë, vetë Yakin e ka dhënë versionin e tij pas ndeshjes.