Problemet me tiroiden tek të rinjtë, sinjalet që jep trupi

Picture of INA
INA

06/08/2024

Problemet me tiroiden nuk vërehen vetëm tek njerëzit në moshë madhore por edhe tek të rinjtë.

Në rastin e tyre, simptomat e problemeve me tiroiden, shpesh nënvlerësohen, neglizhohen, madje i atribuohen edhe stresit ose ushqyerjes. Ekspertët e AgroWeb.org thonë se problemet me tiroiden mund të shfaqen në çdo moshë, por njerëzit ndërgjegjësohen për to në moshën e mesme ose më vonë gjatë jetës.

Prandaj, sipas tyre, është shumë e rëndësishme që njeriu të mësojë simptomat paralajmëruese të problemeve me tiroiden që të jetë i përgatitur.

Rënia e flokut

Rënia e flokut është një nga simptomat e lidhura fort me problemet në funksionin e tiroides. Në varësi të problemit, njeriu edhe në moshë të re mund të përballet me rënien e flokut dhe hollimin e tij.

Konstipacioni
Konstipacioni dhe fryrjet mund të jenë rezultat i një problemi të fshehur me tiroiden, veçanërisht hipotiroidizmin. Ky problem mund të ngadalësojë disa procese në trup, përfshirë këtu jashtëqitjen.

Luhatjet e humorit, ankthi dhe depresioni mund të shkaktohen nga një sërë problemesh përfshirë këtu ato me tiroiden. Ndryshimet hormonale shkaktojnë shumë drobitje të sistemit mendor dhe nxisin luhatjet e humorit.

Shtimi i papritur në peshë
Ekspertët e Agroweb.org thonë se shtimi i pashpjeguar dhe i beftë në peshë është një nga simptomat më të përhapura në mesin e njerëzve që vuajnë nga tiroidja, të rinj apo në moshë madhore.

Tharja e lëkurës
Përtharja e lëkurës është gjithashtu një simptomë e hipotiroidizmit dhe ka tendencën të përkeqësohet nga moti i ftohtë. Sipas të dhënave, 77 përqind e njerëzve që vuajnë nga hipotiroidizmi kanë lëkurë të thatë.

Problemet me kujtesën
Nëse vëreni që keni probleme me kujtesën, atëherë mund ta ketë fajin tiroidja. Mungesa e përqendrimit dhe harresa janë efekte anësore të mjegullimit të trurit që shkaktohet gjithashtu nga hipotiroidizmi.

I ftohti
Nëse keni një tolerancë të ulët ndaj tiroides, atëherë duhet të bëni analizat për të përjashtuar ndonjë problem të mundshëm me tiroiden. Kjo për arsyen se tiroidja njihet edhe si termostati i trupit dhe rregullon temperaturën e tij.

TË FUNDIT
2 ditë
Shëroni dhimbjet e forta të kokës me farat e limonit
4 ditë
Nëntë barnat e reja në listën pozitive nga sot nëpër barnatore
6 ditë
Miratohet vaksina e parë Mpox për përdorim global
6 ditë
Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte
1 javë
OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

limonada

Shëroni dhimbjet e forta të kokës me farat e limonit

barnatore biznes farmaci

Nëntë barnat e reja në listën pozitive nga sot nëpër barnatore

vaksine

Miratohet vaksina e parë Mpox për përdorim global

vaksine

Rritet kërkesa për vaksinimin e fëmijëve kundër difterisë , pasi pa të nuk pranohen në kopshte

barnatore biznes farmaci

OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

fruthi

Fruthi konfirmohet tek një 12 vjeçar nga Konjari i Poshtëm

kevin dervishi

Shqiptari shkencëtar në Amerikë, drejt rrugës për ilaçin për kancerin e zorrës së trashë (VIDEO)

barnatore biznes farmaci

Lista e re e barnave prej më 16 shtator

OBSH

Kolera ngre alarmin e ri në OBSH: 71% vdekje më shumë krahasuar me një vit më parë

INFO

NA NDIQ