Problemi i Grenellit është se Presidenti Trump nuk e do Grenellin

Picture of Ina Online
Ina Online

07/02/2025

Kimete Berisba

Gërshërët nuk i presin gërshërët!

1. Richard Grenell u nervozua prap, kësaj here sipas porosisë së PDK-së.

– E quajti Albin Kurtin ‘delirant’, dhe tha se Presidenti Trump nuk e do Albin Kurtin, dhe pikë.

– Por, problemi i Grenellit është se Presidenti Trump nuk e do Grenellin.

– Trump punoi dhe punon me vullnet dhe pa pushim kundër prirjeve erotike të Grenellit:
ka emëruar gjykatës që e urrejnë këtë lloj dashurie të Grenellit,
ua ka ndaluar fondet,
i përbuzë dhe i përqesh ata që dashurojnë si Grenell,
dhe mbështet diskriminimin e tyre në punë.

– Pra, në këtë kohë kur Grenell flet në emër të ‘Amerikës’ dhe kozmosit kundër Albin Kurtit, Amerika më së paku është ‘e tij’. Është ‘e askujt’!

– Si Trump, shok, i askujt.

2. E lum Peci sot ka hëngër suxhuk.
Nga i gjithë suxhuku që ka shijuar deri tani, e ka shpallur suxhukun e Pejës si më i shijshmi.

– Këtë lajm e lexova sot në pesë të mëngjesit derisa isha duke lexuar delirin e Sadek Hedayat tek ‘Bufi i verbër’!

– Qysh është e mundur që njeriu gëzohet aq shumë që han suxhuk, sa që nuk përmbahet dhe e poston në rrjete sociale suxhukun e kafshuar.

– Tash pejonët e votojnë Pecin, se ua ka çuar suxhukun në Hënë.!

3. E LDK e pranojnë se Kosovën e kanë ‘shkatërruar’ me duart e veta, sepse kërkojnë ndryshim, kërkojnë një Kosovë tjetër nga kjo që vet e kanë ‘krijuar’.

4. Dashuria për Lumir Abdixhikun është si matematika për poetin.

– Sa herë i shpreh ndjenjat, e shkatërron renesansën.
– Anipse temperatura minus gradë, i veshur me pallto e me shall rreth qafe, Lumiri u tha ca artistëve të mërzitur që i takoi, ‘prania juaj më freskon’.

5. Në video mesazhet e tyre, kandidatët për deputetë të PDK-së, krijojnë përshtypjen thuajse edhe ata po na ftojnë ta votojmë Albin Kurtin.

– Sepse po na ftojnë të votojmë për një Drejtësi të Re (pra, kundër Drejtësisë së Vjetër, që e kanë ‘ndërtuar’ vet) dhe për një tjetër Kosovë…
pra, ndryshe nga ajo që e kanë ‘krijuar’ vet!

– E që ka thënë Einstein, është çmenduri të prisni rezultate të tjera nga njerëz të njëjtë.

6. PDK dhe LDK sillllen thuajse s’e kanë udhëhequr ‘kurrë’ Kosovën.

7. Njëri, në kulmin e shtëpisë së tij e kish vendosur posterin e Albin Kurtit, që
valonte sipas ritmit të tymit të
oxhakut.

– Albin Kurti dukej sikur ‘Shihni shoqe çka ka rritur nana’!

8. Ku është e ku s’është e gjeti një fabrikë të karrotave që mban emrin e tij – Karrota Albini.

– Është legjendë se lepuri han karrota.
Por, Albini thotë se shteti e zë lepurin me qerre.

– Po, pse s’e zure, o xhan!

9. Përveç pushkës, Albin Kurti i ka promovuar edhe gërshërët me të
– cilat do të pres padrejtësitë…

– Ama, gërshërët nuk i presin gërshërët!

10. Propaganda e TV-portaleve është tnerrësisht e madhe.
Paniku është i madh.
As panik nuk është, është tërbim!
Tërbim është, sepse opozitës iu bë boll pa pushtet, dhe kanë frikë se edhe shumë gjatë nuk do të jenë!

– Të gjithë janë të frikësuar.
– E frika s’ka ilaç, sepse ka dalë prej xhenetit!

11. Thënia më interesante deri tani në
fushatë ishte e një llapjani që i tha Albin Kurtit:
– ‘Albin, vishe palltën se po t’nerth setra’!

P.S. Siç po e vëreni qartë, jam e paanshme!

TË FUNDIT

Thaçi s’po lejohet të merr pjesë në varrimin e babait, Rama: Një poshtërim i ri nga tribunali i turpshëm

Ministrja e Drejtësisë reagon që Specialja s’po i jep leje Hashim Thaçit për varrimin e babit: Absurde, e padrejtë

Kim Mehmeti: Përderisa prindërit i varrosin të dashurit e vet, qeveria kërkon varr për përgjegjësinë e saj

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË