Problemi me ashensorët në Spitalin e Tetovës drejtë fundit, premtojnë autoritetet e shëndetësisë

INA
INA

22 Maj, 2023

Problemi shumë vjeçar me mosfunksionimin e ashensorëve në objektet e Spitalit të Tetovës pritet të zgjidhet së shpejti. Autoritetet e shëndetësisë premtojnë se do të instalohen shtatë ashensorë të rinj, transmeton Portalb.mk.

Drejtori mjekësor i Spitalit të Tetovës Pëllumb Vela në një deklaratë për media tha se dy ashensorë do të instalohen në kuadër të furnizimeve publike të Spitalit, ndërsa pesë ashensorët e tjerë do t’i sigurojë Ministria e Shëndetësisë.

“Do vendosen ashensorët e rinj, dy në pjesën internistike, katër në pjesën kirurgjike edhe një në pjesën e urgjencës, tek pjesa urgjencës që edhe do të hapet së shpejti, një ashensor punon dhe është në rregull dhe një tjetër do të vendoset i ri”, tha Vela.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë për Portalb.mk thanë se këtë javë do të fillojë procedura për blerjen e lifteve.

“Sa i përket ashensorëve në Spitalin Klinik në Tetovë, këtë javë do të fillojë procedura tenderuese për prokurimin e tyre. Me ashensorë do të pajisen edhe Klinika Universitare për Sëmundje Kirurgjike dhe Klinika Universitare e Stomatologjisë”, thanë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, ashensorët aktual në Spitalin e Tetovës janë të vjetër dhe vazhdimisht pësojnë defekte, shpesh duke qenë jashtë funksionit për periudha të gjata. Pavarësisht nevojës së madhe për zgjidhjen afatgjate të së njëjtëve, pasi shpesh pacientët dhe kufomat barteshin me duar, autoritetet deri më tani nuk kanë gjetur zgjidhje. Portalb.mk në shkurt të këtij viti raportoi për këtë problematikë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mickoski-kovacevski

Takimi i liderëve: VMRO-DPMNE me dyshime, LSDM-ja pret vendimin e Mickoskit!

memli-krasniqi

Krasniqi-Kurtit: Je duke luajtur me zjarr, hajde shkojmë bashkë në veri

deponi

Kontroll i përbashkët i policisë dhe inspektorateve në deponi mbeturinash në zonën e Karposhit të Shkupit

kaevski

Kaevski: Në takimin e liderëve do të bëhet e qartë nëse Mickoski është për bllokun e BE-së ose bllokun antievropian

ramush haradinaj

Haradinaj: Ta shkarkojmë Qeverinë, Kurti po i sjellë pasoja të mëdha Kosovës, po e poshtëron çdo vlerë të shqiptarëve

reshje-shiu

Reshjet e shiut, problemet me kanalizimin në Tetovë nuk kanë fund

izet mexhiti ahmeti grubi

Kryesia e BDI-së merr vendimin e radhës për zgjedhje në Çair, Mexhiti: Po instalohen skenaret e Menduh Thaçit

Arrestim_Pranga-780x468-1

Kërcënoi bashkëqytetarin me mesazhe, arrestohet shkupjani

bujar-1

Një vit nga Dialogu Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe ShBA-së

INFO

NA NDIQ