Mjetet e qytetarëve në llogaritë e bankave janë të sigurta dhe të disponueshme në çdo moment, njoftoi pasdite Banka Popullore pas informatave se shërbimet e kartelave pagesore VISA dhe MasterCard janë të padisponueshme.
“Në lidhje edhe me informatat nga njoftimi i publikuar nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë, Banka Popullore e informon opinionin se mosdisponueshmëria e përkohshme e një pjese të shërbimeve me kartela pagese ka të bëjë me sistemet e markave të kartelave Visa dhe Mastercard. Deri në tejkalimin e tyre, klientët mund të përdorin shërbimet e nevojshme bankare në ekspoziturat dhe filialet e bankave”, thuhet në njoftim.
Nga Banka qendrore informojnë se vazhdimisht ndiqet situata dhe se janë në komunikim të përhershëm me institucionet relevante dhe bankat afariste për tejkalimin më të shpejtë të pengesave për funksionim të pandërprerë të serviseve.
Paraprakisht, Shoqata e Bankave të Maqedonisë informoi se një pjesë e shërbimeve të lidhura me markat e kartelave VISA dhe MasterCard janë të padisponueshme në bankomat ose në dyqane, por mjetet e klientëve janë të disponueshme në të gjitha ekspoziturat dhe filialet e bankave.