Problemi në Qendrën Klinike zgjidhet me 200 mijë euro! Ministri Demiri duart “e lidhura” për shkak se s’mund të hapë tender

Picture of INA
INA

31/05/2024

Sallat e operacioneve kirurgjike në spitalin shtetëror kanë mbi 10 ditë që po punojnë vetëm për raste urgjente, si pasojë e problemit të stacionit të shtypjes së komprimuar. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri në intervistë për TV21 thotë se ky sistem është vjetruar dhe duhet në ndërrohet, por ai i ka duart e lidhura për shkak se kjo qeveri është teknike dhe nuk mund të shpallen tenderë.

“Problemi substancial do të zgjidhet dhe shpresoj se shumë shpejtë do të hapet procedura e tenderimit edhe pse jemi në fazë të zgjedhjeve por kur punohet për jetë të njerëzve dhe për interes shtetëror, pra kjo është interes shtetëror funksionimi i sallave kirurgjikale në qendrën universitare “Nënë Tereza”, duhet të ndërrohet gjithë stacioni që krijon shtypjen e komprimuar, duhet të ndërrohet instalimi, i cili është mbi 30 vite bashkë me shtypjen e komprimuar, dhe duhet të ndërrohen të gjitha prizat ku vendosen aparatura për të marrë oksigjen ose për të marrë shtypje të komprimuar”, tha Ilir Demiri – ministër i Shëndetësisë.

Për këtë ai përmes një shkrese ka kërkuar nga Qeveria “qasje urgjente dhe të menjëhershme për ndryshimin e stacionit të kompresorit dhe instalimin e së njëjtës si të gjithë elementët shoqëruese” që kirurgjia nëpër qendrat klinike të mund të funksionojë pa pengesa. Investimi sipas tij do të kapte vlerën prej 70 deri në 200 mijë euro.

“Është një intervent që nëse përkthehet në lekë është nga 70 mijë deri në 200 mijë euro janë në pyetje. Në qoftë se fillojnë punimet besoj se brenda 10 ditëve kryhet si procedurë”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri.

Tani në qendrën klinike “Nënë Tereza” bëhen vetëm operacione urgjente, ndërsa pacientët e tjerë përcillen në spitalin “8 shtatori” dhe spitalin e qytetit të Shkupit “Shën Naumi i Ohrit”. Kjo e ka rënduar punën e këtyre spitaleve, të cilat trajtojnë raste që u vijnë nga i gjithë shteti.

TË FUNDIT
4 orë
Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
5 orë
Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës
6 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
7 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
8 orë
Shtrenjtohet buka

ME TE LEXUARA

18 orë
Mot me diell dhe shumë i nxehtë dhe vranësira të vogla
14 orë
Banka Popullore: Norma bazë e interesit mbetet në nivelin 6.30%
7 orë
Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat
17 orë
Hahn: Jam i shqetësuar për Maqedoninë e Veriut, të respektohet Marrëveshja e Prespës
14 orë
Rritet numri i fëmijëve në kopshte dhe qendrat për zhvillim të hershëm
6 orë
Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë
16 orë
Shpërthen zjarr në një deponi në Shkup, digjen guma

LEXO MË SHUMË

bdi ali ahmeti kuvend

Sa nënkryetarë do ketë Parlamenti i Maqedonisë së Veriut

FB_IMG_1718221732728

Mexhiti dhe Bilalli të ftuar nga kreu shtetëror në ditën e çlirimit të Kosovës

kombetarja

Ndeshja Shqipëri-Itali me DJ dhe në ambient të hapur në Kumanovë

Mickoski

Mickoski paralajmëron 100 milionë euro ndihmë për komunat

buka

Shtrenjtohet buka

IMG_2933

Holandezin e kafshoi gjarpëri në Ohër, nuk kishte serum në spitalin e Ohrit, e shpëtuan në Dibër

IMG_2930

Apasievi kundër Arben Fetait për zëvendëskryeministër i Qeverisë

mickoski hristijan

Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet

shkolle klase

I nxehti i madh – Rekomandohet shkurtim i orëve për filloristët

INFO

NA NDIQ