Procesi i Berlinit, sot zhvillohet Ministeriali i Ministrave të Ekonomisë

Picture of INA
INA

26/09/2023

Në kuadër të procesit të Berlinit, që do të zhvillohet në Shqipëri më 16 tetor 2023, Ministria e Financave dhe Ekonomisë organizon sot në Tiranë, Forumin e Ministrave të Ekonomisë me titull, “Tregu i përbashkët rajonal – një hap drejt Tregut Unik të BE”

Forumi do të hapi punimet në orën 09:00. Fjalën hapëse pritet ta mbajnë Kryeministri Edi Rama, Ines Muccostepa, Presidente e Unionit të Dhomave të Tregtisë në Shqipëri dhe Olivier Becht, Ministër i tregtisë me jashtë dhe ekonomisë në Francë. Punimet, sipas axhendës së publikuar janë të ndara në disa panele, dhe fundi i forumit pritet të jetë në oran 18:30.

Forumi do të mblendhi së bashku ministrat e Ekonomisë të Procesit të Berlinit, përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe partnerë të tjerë të Procesit të Berlinit, me fokus avancimin e tregut të përbashkët rajonal, për të nxitur zhvillimin e rritjes ekonomike të rajonit dhe për ta sjellë atë më afër BE-së.

Ky forum pritet të reflektojë mbi arritjet, prioritetet dhe sfidat kryesore në zbatimin e këtij plani dhe avancimin e agjendës së integrimit rajonal nëpërmjet mbështetjes në kuadër të Procesit të Berlinit, si një instrument shumë i rëndësishëm për përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me Bashkimin Europian.

Në këtë takim, do të diskutohet mbi lehtësimin e tregtisë dhe reduktimin e barrierave, integrimin e tregjeve, rritjen e bashkëpunimit rajonal, integrimin e sistemeve të pagesave të rajonit dhe përgatitjen ekonomike të Ballkanit Perëndimor për një integrim eventual në Eurozonë.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së.

Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes që duhet të marrin vendet e rajonit.

Gjithashtu, diskutimet do të përqendrohen edhe në integrimin e përshpejtuar dhe qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së.

Në këtë kuadër, do të diskutohet edhe lidhur me sfidat kryesore për përmirësimin e konvergjencës ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE, në mënyrë që të përcaktohet orientimi politik dhe hapat konkretë, në kuadër të Procesit të Berlinit, sa i takon mbështetjes për qasjen e hershme në Tregun Unik të BE-së nga ekonomitë e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Së bashku me Forumin e Ministrave do të zhvillohet Forumi i Biznesit, me titull “Hyrja në Tregun Unik si një potencial për rritje për Ballkanin Perëndimor”.

Ky forum synon të paraqesë arritjet kryesore dhe hapat drejt integrimit në BE, si dhe të theksojë nevojat dhe rekomandimet nga komuniteti i biznesit të Ballkanit Perëndimor për të shfrytëzuar plotësisht potencialet e rritjes së rajonit.

Forumi bashkëorganizohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Forumi i Investimeve të Dhomave të Ballkanit Perëndimor 6 (ËB6 CIF), së bashku me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë.

Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe dhënien e ndihmës për integrimin e vendeve të këtij rajoni në Bashkimin Evropian. Ai u prezantua në 28 gusht 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në Proces – Gjermani, Francë, Austri, Kroaci, Itali, Slloveni dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor.

TË FUNDIT
5 orë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”
8 orë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!
8 orë
Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang
10 orë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!
2 ditë
Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

ME TE LEXUARA

10 orë
Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!
8 orë
Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang
8 orë
Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!
5 orë
Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

LEXO MË SHUMË

tvsh-ime

Ja kur fillon pagesa nga “TVSh-ja ime”

mickoski orban

Huamarrja nga Hungaria/ Mickoski: Orbani mik i vërtetë, Hajredini dyshon për kapacitetet e shtetit që t’i menaxhojë huamarrjet!

ksamil sarande

Ethet e turizmit! A rrezikohet të na kthehet në një bumerang

fature-market

Qytetarët ankohen për produkte të prishura dhe me afat të skaduar!

DASH departamenti amerikan

Klima e biznesit, DASH kritikon korrupsionin në Maqedoninë e Veriut

besar durmishi

Durmishi: Mbështetje financiare prej 80 milionë denarë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, për zejtarët, për vendosjen e standardeve HALLALL dhe ISO dhe projektet për zhvillimin e sipërmarrësisë

Aleksandar Nikolovski

Nikolloski: Janë paguar pagat e Infrastrukturës së Hekurudhave të Maqedonisë, Hekurudhave të Maqedonisë Transport dhe Postat e Maqedonisë

denar

Ndahen 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë për pensione

dry falimentim biznes

Mbi 1800 kompani janë mbyllur gjatë 2024 në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ