Procesverbal i vitit 1992: Hashim Thaçi kokëfortë si prorektor-student, nuk tërhiqej nga fjala e tij

Picture of ina-online
ina-online

07/10/2023

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte përcjellë me kritika Qeverinë, Kuvendin dhe Akademinë e Shkencave gjatë viteve 1990-92, në kohën kur ishte prorektor-student.

Në procesverbalin e mbledhjes së Kuvendit të Universitetit të Prishtinës më 27 janar të vitit 1992, të cilin e ka siguruar Demokracia.com, deri sa po diskutohej lidhur me situatën në universitet, Thaçi që mbante postin prorektor-student kishte pasur kritika të ashpra për mosreagim lidhur me burgosjen e rektorit në adresë të tyre.

“Ka pasur reagime lidhur me burgosjen e rektorit, por ata më kompetentët kanë heshtur (Kuvendi e Qeveria e Kosovës, Akademia e Shkencave dhe Arteve), pastaj shtroi çështjen e financimit të arsimit të lartë nga Qeveria e Kosovës”, thuhet për fjalën e Thaçit në këtë takim, përcjell Demokracia.com.

Ndërsa, në mbledhjen e 12 majit të vitit 1992, ku po diskutohej për zgjedhjet në universitet, sipas procesverbalit tjetër të siguruar nga Demokracia.com, Islam Krasniqi kishte kërkuar nga prorektori-student Hashim Thaçi, që ta tërhiqte deklaratën e tij, ku kishte thënë se në mesin e kuadrit udhëheqës në universitet ka njerëz të komprometuar ose nëse nuk do e tërhiqte fjalën, kolegjiumi duhej të distancohej nga ky vlerësim. Por, siç shihet nga procesverbali, Thaçi nuk e kishte tërhequr fjalën e tij.

“Me vetëdije e kam thënë dhe nuk e tërheq fjalën”, kishte thënë asokohe Thaçi. /Demokracia.com

TË FUNDIT
15 orë
Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare
17 orë
Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke
17 orë
Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok
1 ditë
Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera
1 ditë
Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vrasje

Prizren, babai në gjendje të dehur ther me thikë vajzën e tij 21 vjeçare

Jorn-Rohde

Rohde i reagon ambasadorit Hill: Normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke

Policia-e-Kosoves-800x445

Policia gjen arsenal armësh në shtëpitë e dy qytetarëve në Zubin Potok

partite kosove

Anketa e NDI në Kosovë: VV prinë, por ja si radhiten partitë e tjera

server

Server: Nuk zbutet Vuçiqi që ka pasur mentor Millosheviçin/ Ja pse përmend “Serbinë e madhe”

william walker uoker kurti

Walker: Kosova është storie e suksesit për arritjet gjatë 25 vjetëve liri

besnik bislimi

Bislimi raporton sot në Komisionin për Integrime Evropiane

Hovenier

Hovenier: SHBA është krenare për rolin e rëndësishëm që luajti në Kosovë

william walker uoker kurti

Walker: Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët e komunitetet tjera

INFO

NA NDIQ