Profesorë maqedonas kërkojnë që Maqedonia e Veriut të ndahet nga pakoja me Shqipërinë në BE (VIDEO)

0

Profesorët universitarë janë të mendimit se Maqedonia e Veriut duhet të ndahet nga paketi me Shqipërinë për fillim të bisedimeve qasëse për anëtarësim në BE, pasi sipas tyre vendi ynë ka bërë më shumë përpjekje dhe ka më shumë mundësi që të fitojë datë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm. Gjatë debatit akademik “Ndikimi i zgjedhjeve të Bashkimit Evropian ndaj procesit të integrimeve të Ballkanit Perëndimor me vëmendje të veçantë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, profesori universitarë Marjan Gjurovski deklaroi se prolongimi eventual i fitimit të datës për fillim të bisedimeve më së voni deri në fillimin e vitit të ardhshëm, nuk duhet ta rrisë euro skepticizmin në vendin tonë, por përkundrazi pushteti por edhe opozita duhet që së bashku të ndalen tek lobimi për fitimin e datës për bisedime në qendrat evropiane.

Marjan Gjurovski, profesor universitar
“Republika e Maqedonisë së Veriut të ndahet nga paketi me Shqipërinë, sepse mundësitë për gjendjen e vendit tonë janë më pozitive dhe klima por dhe përpjekjet tona janë më të mëdha që më së voni në fillim të vitit të kaluar do të fillojmë bisedimet me BE-në, që thellbësisht don të thotë siguri dhe stabilitet politik në vend. Pavarsisht se data do të jetë në qershor ose në fund të këtij viti, fillimi i bisedimeve me BE-në nuk varet nga vendi jonë, duke pasur parasysh atë se ne në këtë moment detyrat tona i kemi plotësuar”.

Më tej, ai tha se opozita maqedonase në këtë moment ka rol të veçantë sepse marrja e vendimit në Bruksel dhe në qendrat evropiane varet edhe nga partitë djathtiste që janë dominante për marrje vendimi nga BE dhe Parlamenti Evropian.

I pranishëm në debat ishte edhe ambasadori i Francës në Shkup Kristian Timonie, i cili tha se ata po organizojnë një sërë aktivitetesh, me qëllim që t’i ndihmojnë vendit në përgatitjen për bisedime qasëse. Sa i përket datës, ai tha se për këtë çështje nuk mund të thotë asgjë, për të njejtën do të vendosin qeveritë, së bashku me të gjitha vendet anëtare të BE-së

Kristian Timonie, ambasador i Francës
“Sa i përket Francës, presidenti jonë Makron para pak kohësh e prezantoi strategjinë franceze për Ballkanin Perëndimor. Një pjesë të asaj strategjie e kemi vendosur për të ju ndihmuar në përgatitjet e bisedimeve qasëse. Këtu do të mbahet edhe puntoria e katërt, në kuadër të aktiviteteve që i organizojmë në korrinizë të Sekretariatit për Çështje Evropiane, me këtë ndihmojnmë që të përgatitet ky institucion për hapjen e bisedimeve”.

Debati akademik u organizua nga Shoqëria Maqedonase e Shkencave Politike dhe rektorati i Universitetit “Shën Kirilli dhe Metodi”. Emine Ismaili /SHENJA/