Profesoresha amerikane: SHBA-të bënë gjithçka për të qetësuar Beogradin, tradhtuan Kosovën dhe aleatët tjerë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/03/2023

Tanya Domi, profesoreshë në Universitetin e Kolumbisë në Shtetet e Bashkuara dhe njohëse e Ballkanit Perëndimor, në një intervistë për mediumin boshnjak “Stav.ba”, tha se është e pakuptueshme se si Departamenti i Shtetit mori vendim për të favorizuar Aleksandër Vuçiç-in si aleatin e tij kryesor në rajon.

“Përpjekjet për të ndarë Serbinë nga Rusia janë një politikë thellësisht e dëmshme për pozitën e SHBA-së në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë dhe Mal të Zi. Aleatët tradicionalë të amerikanëve ndihen të braktisur dhe të tradhtuar, sepse zyrtarët amerikanë bënë gjithçka që mundën për të qetësuar Beogradin”, tha ajo.

Sipas saj, Ambasada e SHBA-së në Beograd shkoi aq larg sa të përpiqej të rehabilitonte lëvizjen çetnike duke marrë pjesë në ngjarje që e rishqyrtojnë rolin e Drazha Mihailoviç’it – gjeneral serb gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili ishte i njohur si udhëheqës i çetnikëve.

“Këto veprime politike janë arsyeja pse unë e quaj politikën e jashtme amerikane në Ballkan si të përmbysur që prej 30 vitesh. SHBA-të përkëdhelin aktorët më të këqij nacionalistë në Ballkan”, theksoi Domi, teksa shtoi se për sa kohë Serbia është qendra e nacionalizmit, rajoni do të mbetet i brishtë.

“Marrëdhëniet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë një kërcënim i përgjithshëm për Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Malin e Zi. Rusia është një shtet që të korrupton dhe ata ‘gjuajnë’ për destabilitet, i cili më vonë shërben si një mjet për të arritur qëllimin e tyre”.

“Serbia është ende një fanse Rusisë, njëra nga fanset më të mëdha në botë. SHBA-ja mashtron veten në dëshirën e saj kishotiste për ta larguar Serbinë nga Rusia dhe për ta sjellë atë në krahët e Perëndimit”, shtoi profesoresha Domi.

Instituti Harriman, qendra e parë akademike në Shtetet e Bashkuara, më 9 mars do të organizojë një debat ekspertësh mbi politikën e jashtme të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor, ku pjesëmarrëse do të jetë edhe Domi.

Ndër çështjet që do të diskutohen në këtë panel diskutimi, do të jetë edhe procesi i dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe kthesën e politikës së jashtme të SHBA-së.

Në hyrje të lajmërimit, thuhet se SHBA-të dhe BE-ja kohët e fundit kanë aplikuar “diplomaci shtrenguese” ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sidomos për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

stevo pendarovski

Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

INFO

NA NDIQ