Profesoresha e njohur universitare i bashkohet Lëvizjes BESA (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/01/2023

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka prezantuar sot profesoreshën universitare, Florije Miftarin so aderim i ri në radhët e kësaj partie.

Florije Miftari është profesoreshë e shkencave ekonomike. Studimet bazike i ka mbaruar në fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës, ndërsa studimet master i ka përfunduar në fakultetin Ekonomik, drejtimi Ekonomi Monetare në Universitetin “Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka doktoruar në fushën e ekonomisë në Universitetin e Prishtinës me temë “Decentralizimi fiskal dhe zhvillimi ekonomik lokal”.

Florije Miftari ka një karrierë të pasur profesionale dhe akademike, në periudhën 1990-1996 ka punuar në sektorin privat si menaxhere financiare. Prej vitit 1997-2010, ka punuar në komunën e Tetovës, fillimisht si këshilltare për zhvillim ekonomik, e më pas si udhëheqëse e sektorit për buxhet dhe financa. Ka marrë pjesë në mënyrë aktive në procesin e decentralizimit fiskal në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ku në kuadër të projektit “Make Decentralization Work” organizuar nga World Learning, USAID, BNJVL, ka mbajtur trajnime për kryetarë të komunave dhe këshilltarët. Poashtu, në kuadër të projektit “Mbështetja e procesit të decentralizimit”, ka dhënë trajnime në vend të punës për të punësuarit në departamentet e financave dhe tatimeve në disa komuna të Maqedonisë Veriperndimore.

Karrierën akademike e ka filluar që nga viti 2009-2010 si ligjëruese visiting në Universitetin e Tetovës. Nga viti 2010- 2017 është profesoreshë e rregullt në Universitetin e parë privat FON në Shkup. Poshtu, në vitin 2011-2012 angazhohet si profesoreshë viziting në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë në nivelin master. Duke filluar që nga viti 2013 e aktualisht, është profesoreshë në Kolegjin AAB në Prishtinë, fillimisht si profesoreshë viziting e më vonë edhe e rregullt.

Prof. Florije Miftari është autore e një libri, ka të publikuara shumë punime shkencore e profesionale, ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore vendore e ndërkombëtare.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/posts/714250446737604

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

librat-780x439

Hapet edicioni i 36-të i Panairit të Librit në Shkup

Ali Ahmeti fronti

Ali Ahmeti në seancën simuluese: U thyen barierat e fundit, vendi të ecë përpara

zgjedhje maqedoni

Shkollat ku do të votohet në zgjedhjet, më 23 prill dhe 7 maj do të punojnë deri në orën 11

gordana siljanovska davkova

Siljanovska: Mos i mbyllni sytë para krimit

stevo pendarovski

Pendarovski: Integrimi evropian i bllokuar nga VMRO DPMNE-ja

apasiev

“Të pakorruptuarit në Kuvend” ky është sllogani i partisë E majta për zgjedhjet e 8 majit

Polici-a-2-750x430

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e një gruaje

kovacevski

Zgjedhjet Parlamentare/ LSDM nis fushatën me moton ”Nuk heqim dorë nga e ardhmja”!

arben taravari kumanove

Taravari ironizon me seancën e improvizuar: Grubin thoshte se Sela është bërë kryetar i Kuvendit…mendova se ishte shaka…por jo!

INFO

NA NDIQ