Profesori shqiptar në Francë: Kudo shkova në botë kam bërtitur me zë të lartë se jam shqiptar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

23 Janar, 2022

Nga Mathiue Aref

Kam vu re se ka disa nga ju që, kur flasin për mua, më quajnw “franko-shqiptar” dhe të tjerët shkojnë edhe më tej duke më thirrur “Shqiptaro-egjiptiano- francez” (kjo mund të lidhet vetëm me shqiptarët të cilëve nuk u ka mbetur asgjë nga shqiptarizmi apo rrënjët e tyre!)

Pse të mos më quajni “Pellazgolog shqiptar që jeton në Francë » ? Çfarë po bën Franca apo Egjipti në zanafillën time stërgjyshare ? Unë kam lindur shqiptar, kam folur gegënishten që në djep, kam mësuar të shkruaj shqipen (toskërishten sepse mësuesi ishte nga jugu) në moshën gjashtë vjeçaresh, me prindërit e mi, vëllezërit dhe motra ime kemi folur gjithmonë shqip (një gegënishte të pastër), si dhe me Komunitetin shqiptar shumë i rafinuar në Egjipt pastaj në Francë dhe kudo tjetër dhe sidomos do të vdes Shqiptar.

Unë jam rritur dhe edukuar në bazën e traditeve, të kulturës shqiptare sikur të isha në Shqipëri, prindërit më kanë trashguar dhe frymëzuare « shqiptarinë » dhe patriotizmin palëkundur dhe kudo shkova në botë më kanë marrë gjithmonë për një shqiptar dhe jo egjiptian ose franceze dhe në fund kam bërtitur me zë të lartë se « jam Shqiptar » edhe në qoftë se kam një pasaportë franceze (unë nuk kam turp për të qenë një qytetar i mirë dhe i ndershëm francez). Unë mund të them gjithë atyre njerëzve që po përpiqen të shmangin apo të shtrembërojnë kuptimin e saktë të gjërave : unë jam ndoshta më shumë shqiptar se sa janë ata që janë larg nga edukimi i rreptë shqiptar që kam.

Unë po përpiqem të kuptoj pse këta njerëz nuk bien dakord t’i thonë gjërat drejt në faqe për të thënë që « jam shqiptar ». Mos me e thënë këtë sinqerisht dhe haptas në këtë mënyrë ajo mund të thotë për mua një farë përbuzje ndaj meje (ose xhelozi ose mungesë edukimi dhe sjellje) ose një mos njohje të « shqiparizmit tim të vërtetë ».

Së fundi ju duhet të dini që nxitësit e « Rilindjes Shqiptare » të shquar ose të tjerë si Faik Konicën ishin shumë krenar që kishin vepruar për kombin shqiptar larg Atdheut dhe që ishin « Shqiptar mbi të gjitha » edhe pse disa kanë jetuar pothuajse gjithë jetën e tyre jashtë Atdheut. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

vjosa osmani ismail kadare

Presidentja Osmani e dekoron shkrimtarin Ismail Kadare me urdhrin “Hasan Prishtina”

poezi-madheshtore-per-kosoven-nga-ismail-kadare_5c51d60b0bde4

Ismail Kadare hap Panairin e Librit “Prishtina 2023”

libra

Sot hapet panairi i librit “Prishtina 2023”

dritero agolli

Dëshmia e rrallë e gazetares: Si na shpëtoi Dritëro Agolli?

DUA Lipa

Sekretarja britanike i quajti emigrantët shqiptarë kriminelë, reagon Dua Lipa

librat-780x439

BE-ja i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave

shkodra

Ish-konsullata italiane qendër arti, Shkodrës i shtohen institucionet e kulturës (VIDEO)

Përkujtim për djalin tim të mirë, Luranin

INFO

NA NDIQ