Profesori universitar bën thirje për përgjegjësi institucionale

Përgjegjësi në vend të ngushëllimeve.

Ngushëllime, JO; s’mjafton kjo për së treti herë. Mjaft më, u bë shumë. Andaj, përgjegjësi në vend të ngushëllimeve.

Përgjegjësi për dhënësit e licensave për kontrolluesit teknik, për organet kompetente të ministrisë së transportit, që ju japin licensë jomeritore organizatave private, që bëjnë kontrollin teknik të cilët më pastaj, mbi bazë koruptive lejojnë kompanitë transportuese të bëjnë biznes me mjete transportuese jashtë standardeve teknike e operative.

Jeta private e individëve ka dimenzion publik të mirëfilltë vetëm kur standardizohen shërbimet publike e gjysëm publike, si puna e transportit publik, e jo në rastin e kundërt kur standardizimi i jetës publike i nënshtrohet vendimarjes së përshkallëzuar koruptive të institucioneve të cilët janë kompetente për garantimin e cilësisë së shërbimeve publike, në rastin konkret të transportit publik, veprimtari kjo që ushtrohet nga privatët jokompetent.

Përgjegjësi për inspektoratet teknike që ushtrojnë veprimtari në emër të ministrisë së transportit, e për llogari koruptive. Inspektoriatet në Maqedoninë e Veriut, operojnë nën nivelin e punës, vërejtje kjo e hartuar edhe nga raporti vjetor i komisionit evropian për zgjerim, të BE-së.

Thirje dashamirëse ish kolegëve të mi, ministra të qeverisë së RMV-së, të bëjnë punën e duhur në drejtim të alokimit të përgjegjësive për raste të tilla, si puna e këtyre tragjedive, që për së treti herë po na përsëriten.

Andaj, përgjegjësi edhe njëherë, ngushëllime gjithsesi!

B.D!