Profil/ Kush janë ministrat e ri të VLEN-it në Qeverinë e re?

Picture of INA
INA

21/06/2024

Koalicioni VLEN sot ka prezantuar projektin e saj që do të udhëheq në Qeverinë e ardhshme me slloganin ”Kalojmë në veprim”. Ku janë prezantuar edhe ministrat e VLEN që do të jenë në këtë Qeveri.

Klan Maqedoni ju prezanton  me profilet dhe karrierën profesionale të ministrave të koalicionit VLEN në Qeverinë  e ardhshme.

Izet Mexhiti – ministër i Ekologjisë dhe zv/kryeministër. Izet Mexhiti lindi më 8 janar 1977, Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, kurse fakultetin e ka kryer në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, në Fakultetin e Ekonomisë, dega Menaxhim financiar dhe kontabilitet. Ka qenë për disa vite kryetar i Komunës së Çairit dhe deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë. (i lindur më 9 Prill 1973) është një politikan shqiptar nga Maqedonia e Veriut, më saktësisht Gostivari, mjek, profesor universitar dhe ish-Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut që nga viti 2017. Aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit.

Fatmir Limani – ministër për punë dhe politikë sociale. Fatmir Limani nga Kërçova i cili është edhe profesor i historisë dhe ish zëvendësdrejtor i EMV-së.

Arben Fetai – zv/ministër për Qeverisje të mirë. Arbeni është këshilltar në fushën e zhvillimit ndërkombëtar me agjenci të ndryshme ndërkombëtare në Bruksel që nga viti 2009. Ai kishte punuar në Prishtinë në periudhën 2004-2008 si ekspert i çështjeve evropiane me Programin për Zhvillim të Kombëve te Bashkuara dhe me projekte te Komisionit Evropian. Ai është i diplomuar në shkencë politike nga Université Libre de Bruxelles dhe ka një Master në politika të jashtme të Bashkimit Evropian nga Instituti për Studime Evropiane në Bruksel.

Besar Durmishi – ministër i Ekonomisë. Besar Durmishi është i lindur më 10 Korrik të vitit 1990 në Tetovë. Shkollimin fillor e kreu në shkollën fillore “Naim Frashëri”, ndërsa atë të mesme në Gjimnazin Kiril Pejçinoviq. Në vitin 2013 mbaroi studimet në Fakultetin Ekonomik, programi studimor kontabilitet dhe financa në Universitetin e Tetovës në Tetovë Nga viti 2014 deri në vitin 2020 ka punuar në profesionin e tij të fituar nga studimet, si kontabilist në sektorin privat. /tvklan.mk/

TË FUNDIT

Dramë e re në internet mes Xhenetës dhe Eglit

Zyrtare: Big Brother VIP Kosova nis me këtë datë

Xhuli ua zbulon një “sekret” konkurrentëve të ardhshëm të BBVK

“S’pranova amanet prej saj”, rrëfimi rrëqethës i Agron Llakajt për humbjen e të shoqes: Doja të vdisja, e përcollëm si nuse të bukur

Lewandowski me “hat-trick”, Barcelona fiton ndaj Celta Vigos

Mourinho u largua nga Fenerbahçe, me një faturë prej 747.000 eurosh shpenzime hoteli!

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË