Programi 5 pikësh i ASH-së, Taravari zbulon kushtet për në Qeveri?

Picture of designer@fetishimedia.ch

30/01/2023

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një deklaratë për media ka konfirmuar takimin e nesërm në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

Taravari bëri të ditur se kanë përgatitur një program prej pesë pikash, si pjesë e kërkesave të tyre ndaj shumicës parlamentare.

Ai thotë se nëse ato pika programore janë të pranueshme, atëherë do të negociohet edhe për zgjidhje kadrovike.  Kreu i ASH-së nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje se cilat janë pesë pikat e tyre, para takimit me kryeministrin Kovaçevski, përcjell INA.

“Tashmë kemi përgatitur një program me pesë pika në të cilin do të jenë kërkesat tona për mazhorancën, për Qeverinë. Nëse ato janë të pranueshme për ta, ne do të vazhdojmë të negociojmë zgjidhjet kadrovike. Nëse ata nuk janë gati, atëherë mendoj se së shpejti duhet ta përfundojmë këtë histori. Ose do të arrijmë së shpejti një marrëveshje ose do të vazhdojmë në opozitë. Do të veprojmë ashtu siç kemi vepruar në shtatë apo tetë vitet e fundit”, tha ai në debatin publik me temën “Për një reformë reale të decentralizimit fiskal” organizuar nga Instituti për Politika Publike “Arben Xhaferi”.

Në pyetjen e një gazetari nëse ndër këto kërkesa është edhe ajo për garanci për ndryshimet kushtetuese, Taravari ka thënë se pakoja e masave që kanë paraqitur para opinionit, faktorit ndërkombëtar dhe partive të tjera politike do të jetë kërkesa e tyre kryesore.

Ai tha se fillimisht do të shohin nëse kërkesat e tyre programore janë  të pranueshme dhe nëse jo, atëherë do të vazhdojnë të veprojnë si opozitë. Pavarësisht nëse do të jenë pjesë e koalicionit qeveritar, Taravari mendon se ky vit nuk duhet të jetë vit zgjedhor, pasi siç tha ai, të tilla janë rekomandimet e “të gjithë miqve”.

“Të tilla janë rekomandimet nga të gjithë miqtë tanë, që duhet t’i jepni një shans. Ne mund t’i japim një shans kësaj qeverie që ndoshta të bëjë ndryshime kushtetuese edhe nëse qëndrojmë në opozitë. Kjo nuk na pengon të votojmë sërish ndryshimet kushtetuese. Natyrisht, ne do të insistojmë sërish, pavarësisht nëse jemi opozitë apo pushtet, në disa kërkesa që janë në agjendën tonë si prioritete”, tha ai.

Lidhur me akuzat e fundit të VMRO-DPMNE-së ndaj Aleancës për Shqiptarët, Taravari theksoi se me shfaqje të tilla krijohet një polarizim i tmerrshëm tek popujt e ndryshëm që jetojnë në vend.

“Më vjen keq që e shoh VMRO-DPMNE-në në këtë dritë. Më kujton 2014-2015, për fat të keq. Në vitin 2020, Konrad Adenauer na ulën bashkë. Dua të kujtoj akoma atë VMRO-DPMNE që bërtiste se nuk e kanë problem 20 për qind, se shprehin keqardhje për 27 prillin. Me këtë lloj polarizimi dhe me këto lloj shfaqjesh krijojnë një polarizim të tmerrshëm mes popujve të ndryshëm që jetojnë në Maqedoni. Nuk do të doja që VMRO-DPMNE të vazhdonte me këtë pamje, sepse e di që po konkurron me “Të majtën”, se kush do të ketë më shumë elektorat maqedonas shumë nacionalist, por nga ana tjetër imazhi i partisë tashmë po kthehet retrograde. Nuk do të doja ta shihja VMRO-DPMNE-në ashtu siç e kam parë dy-tri javët e fundit”, tha Taravari, duke shtuar se duhet të punojnë në vazhdimësi me qytetarët për t’u siguruar që jemi në rrugën e duhur. (INA)

TË FUNDIT

Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues “20 përqindëshi” nga Kushtetuta

Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO

Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova

“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit

Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

Izet Mexhiti: Gjuha shqipe vetëm mund të avancohet, por asnjëherë të abrogohet

ME TE LEXUARA

1
Izet Mexhiti: Është koha e fundit të hiqet termi ofendues "20 përqindëshi" nga Kushtetuta
1
Arsimtari godet nxënësin në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë/ VIDEO
1
Ky është banori i eleminuar sonte nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova
1
“Arr’estim i paligjshëm”, gjykata liron aktorin e njohur të humorit
1
Shqipëria hap një tjetër kapitull të negociatave me BE

LEXO MË SHUMË