Projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe të Barabartë: Garanci për shqiptarët apo iluzion i radhës?

Picture of INA
INA

26/06/2025

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Pikat e forta të draftit

Projektligji për Përfaqësim të Drejtë dhe të Barabartë ka një qartësi konceptuale, pasi që në fillim i përcakton dy nocionet kyçe: përfaqësimi i drejtë dhe ai i barabartë.

Ky dokument ka një bazë të fortë ligjore, sepse mbështetet në traktate ndërkombëtare, të drejta të fituara dhe në regjistrimin e popullsisë. Kjo i jep draftit legjitimitet dhe zbatueshmëri të mundshme.

Me rëndësi janë edhe parimet e harmonizuara me standardet evropiane si: mosdiskriminimi, meritokracia, transparenca dhe kohezioni social.

Gjithashtu, mekanizmat e zbatimit – si Trupi Koordinues, raportet vjetore, planifikimi i punësimeve, ndalimi i punësimeve në institucionet me përfaqësim të tejkaluar – janë masa serioze dhe të matshme.

Trajtimi përmes promovimit, trajnimeve dhe fushatave publike e bën këtë ligj më shumë sesa një mjet administrativ, duke e shndërruar në një instrument shoqëror me ndikim afatgjatë.

Vërejtje për përmirësime

Është e nevojshme dhe e domosdoshme të sqarohet termi “trajtim preferencial” në nenin 7.
Mund të shtohet një fjali sqaruese se ky trajtim është proporcional dhe i përkohshëm, derisa të arrihet barazia reale.

Sanksione për moszbatim

Në rast se një institucion nuk i respekton dispozitat (mosraportim, punësime jashtë planifikimit etj.), cilat janë pasojat ligjore? Sugjerohet shtimi i një përgjegjësie administrative konkrete.

Përfaqësimi gjinor

Edhe pse ligji fokusohet në përkatësinë etnike, mund të shtohet një nen që thekson barazinë gjinore në kuadër të përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë.

Mundësia e ankesave dhe mbrojtjes ligjore

A kanë qytetarët apo punonjësit ndonjë mekanizëm ankimor në rast se ndihen të përjashtuar apo të diskriminuar? Ky element mund të lidhet me Avokatin e Popullit ose me gjykatat administrative, për të garantuar zbatimin praktik të ligjit.

A garanton punësimin e shqiptarëve dhe pakicave të tjera?

Po, nëse zbatohet siç duhet. Ky ligj nuk ofron një garanci automatike, por krijon një bazë ligjore dhe institucionale, e cila e detyron shtetin të korrigjojë përfaqësimin e padrejtë.
P.sh., nëse një institucion ka vetëm 10% shqiptarë, por shqiptarët përbëjnë rreth 30% të popullsisë sipas regjistrimit, institucioni është i detyruar të ndërmarrë masa konkrete për përfaqësim të drejtë.
Me ndalimin e punësimeve të reja në institucionet me përfaqësim të tejkaluar, krijohet hapësirë që vendet e punës t’u jepen përparësi bashkësive të nënpërfaqësuara.

Vullneti politik

Megjithatë, vullneti politik mbetet vendimtar për funksionimin real dhe efektiv të një ligji. Edhe projektligji më i mirë mbetet letër e vdekur, nëse nuk ka një angazhim të sinqertë politik për ta zbatuar – sidomos në kontekste multietnike si Maqedonia e Veriut.

TË FUNDIT

Shefja e BE-së përballet me votëbesim në Parlamentin Europian, Vikton Orban në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj

Unë jam maqedonase e vërtetë, jo si ata të rremët në Shkup” – Eurodeputetja greke shpërthen: Gjuha që flitet në Shkup është dialekt bullgar

Trump paralajmëron tarifë 50% për mallrat nga Brazili

Memorandum bahskëpunimi mes Komunës së Tetovës dhe IP Parku kombëtar Mali i Sharrit

Kujdes: Erë veriore e fuqishme pritet së shpejti, me shpejtësi mbi 60 km/h

Toshkovski: Ditë shumë e vështirë në përballje me zjarret, për disa kemi dyshime të bazuara se janë shkaktuar nga faktori njeri

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË