Prokurimi i ushqimit për policët, VMRO: 13 milion euro kompanisë së afërt me ministrin

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, i cili sipas tyre, ka ndarë 13 milionë euro për furnizimin me ushqime të Qendrës së trajnimit në Idrizovë dhe qendrës policore në Gjorçe Petrov, për fimërn “Industry Service”, që e cilësojnë si firmë të afërt me ministrin dhe LSDM-në.

“Cila është ideja e një marrëveshjeje të tillë, kur policët edhe më tej do hanë ushqim të ngrirë apo nga konservat. Nëse “Industry Service” ka llogari të blejë e të rishesë ushqim të prodhuar nga dikush tjetër, përse një gjë të tillë nuk e bën MPB. Të dy tenderët që i ka fituar “Industry Service”, në shumën fantastike prej 13 milionë eurosh, kanë më shumë vlerë sesa vetë fabrika që ka kjo firmë, në vënien e gurrëthemelit të së cilës mori pjesë vetë ministri Spasovski dhe funksionarë të tjerë të lartë të social demokratëve. Policët edhe në të kaluarën kanë dëshmuar se marrin ushqime që janë larg standardeve për konsum njerëzor. Pikërisht për këtë, shtrojmë pyetjen, nëse udhëheqja e Ministrisë së Brendshme në periudhën e kaluar, e ka shkatërruar me vetëdije sistemin e përgatitjes së ushqimit, për të hapur hapësirë dhe për t’i dhënë këtë biznes prej afro 13 milionë eurosh kompanisë, e cila sipas fotografive, dëshmohet se është e afërt me kryesinë e MPB-së, përkatësisht me Oliver Spasovskin dhe partinë në pushtet.”, – deklaroi Naqe Çulev nga VMRO-DPMNE.

TË FUNDIT

Protesta në Koçan, tubim në Shkup! Qeveria thirrje: Të mos pengohet hetimi me thirrje për destabilizim

Pesë orë takim mes ShBA-së dhe Ukrainës në Riad, Zelensky: Puna e delegacioneve vazhdon

Livia për Eglin: Po luan me informacione nga jashtë…

Jozi thyen çelësin brenda kutisë së emergjencës – zgjedh Loredanën për të kaluar 24 orë në suitën luksoze (VIDEO)

Kapet kamioni me 90 kg drogë në Itali, arrestohet shqiptari dhe rumuni

Kapiteni Rrahmani: Fitore historike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË