Prokurorët speciale kthehen aty nga kanë ardhur, ja në cilat prokurori

0
Foto: Arkiv

Këshilli i Prokurorëve u pushoi mandatin 10 prokurorëve të Speciales. Ata siç bënë të ditur i janë referuar ligjit për PSP, ku thuhet se me pushimin e mandatit të kryeprokurores, automatikisht mbeten pa mandat edhe ndihmësit e saj, përcjellë Shenja.tv. Ata siç bëri të ditur kryetari i Këshillit, Aco Kolevski, në seancën e sotme kanë marrë vendim që prokurorët të kthehen në prokuroritë amë. Kurse tani është fjala e kryeprokurorit Lubomir Joveski, i cili ka kompetencë të vendos nëse lëndët e PSP-së, do t’ua ndaj prokurorëve të cilët deri tani kanë udhëhequr.
Sipas këtij vendimi: Lile Stefanova kthehet tek Prokuroria Themelore Radovish, Fatime Fetai tek Prokuroria Themelore Shkup, Lençe Ristovska tek Prokuroria Themelore Shkup, Artan Ajro tek Prokuroria Themelore Shkup, Burim Rrustemi tek Prokuroria Themelore Kumanovë, Gavrill Bubevski tek Prokuroria Themelore Shkup, Lubomir Lape tek Prokuroria Themelore Kumanovë, Stevço Donev tek Prokuroria Themelore Koçan, Trajçe Pelivanov tek Prokuroria Themelore Shkup, Elizabeta Josifovska tek Prokuroria Themelore Gostivar. Kurse Katica Janeva mbetet pa punë. Ajo përveç që nuk do të jetë më kryeprokurore e Speciales, nuk do të figuroj si prokurore as në Prokurorinë Themelore Publike të Gjevgjelisë. Kryetari Kolevski u rezervua që të tregoj qëndrimin e tij lidhur me atë nëse është ide e mirë që lëndët tu caktohen përsëri prokurorëve që i kanë udhëhequr ato, ai vetëm tha se nuk kanë të drejtë për të bërë një gjë të tillë, pasi kjo është kompetencë e kryeprokurorit Lubomir Joveskit./Shenja