Prokurori special Burim Rrustemi i rri përballë Katica Janevës

0

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Burim Rrustemi ka theksuar se kryeprokurorja Katica Janeva nuk mund të ndikojë në dëshminë e tij për rastin “Reket”, ku ajo është protagoniste e përfolur në bisedat e materialeve të publikuara nga gazeta italiane “La Verita”, përcjellë INA.
Rrustemi sot ishte në Prokurorinë e Përgjithshme ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin “Reket”, pasi që ai së bashku me kolegen e tij Lile Stefanovska kishin udhëhequr rastin “Perandoria”, ku ndër të dyshuarit ishte biznesmeni Orce Kamçev, i cili doli se kishte dhënë 1.5 milionë euro për të ndërprerë procesin hetimor të udhëhequr nga Specialja.
Rrustemi tha se nuk ka pasur asnjë presion për atë se çfarë duhet të deklaroj para prokurores Vilma Ruskoska. Ai tha se ka treguar gjithçka që di në lidhje me rastin “Reket”, por se nuk mund të zbulon detaje. Në lidhje me kontrollin që pretendohet të ketë ndodhur dje në PSP, me urdhër të Katica Janevës, Rustemi tha se nuk ka informacione pasi që dje ka qenë në seancë gjyqësore për rastin “TNT”. (INA)