“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

INA
INA

08/12/2023

Hetimet e Prokurorisë së Kosovës për vrasjen e Liridona Murselit vijojnë, ku po hapen pista të reja për motivet e vrasjes dhe ndalimin e procesit të divorcit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Now, eksperti i sigurisë, Drizan Shala, ka bërë të ditur se hetimet mund të shtrihen dhe në Suedi.

Sipas tij do të shihen të gjitha lidhjet e biznesit dhe transaksionet që Murseli mund të ketë në atë shtet, si dhe do të analizohen pistat që kanë çuar në këtë planifikim afatgjatë, apo nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

“Hetimi do të vijojë me persona të tjerë të mundshëm në aktivitetin e kësaj vepre penale. Hetimet do të vijojnë dhe në drejtim të Suedisë, pasi sipas të gjitha gjasave do të fillojë dhe aty një bashkërendim me policinë suedeze për të përcaktuar lidhjet e mundshme në biznes aty. Vrasja ka qenë një planifikim afatgjatë dhe mbi këtë planifikim do të hetohen pistat”, tha Shala.

Gjithashtu ai risolli dhe në vëmendje deklartata e Murselit dhe autorit të krimit.

“Ne kemi dy deklarata, një nga Plava, i cili ka thënë që është kontaktuar nga bashkëshorti për t’a ekzekutuar. Në anën tjetër kemi organizatorin, i cili është bashkëshorti i saj dhe tregon versionin e tij, që nuk e ka bërë ai, por ka qenë grabitje”, tha ai.

Sipas tij pavarësisht këtyre dy deklaratave apriori, pistat e hetimit do të zgjerohen, duke i dhënë një vëmendje të jashtëzakonshme, për të parë sesi do të shkojë edhe procesi gjyqësor.

“Në shumicën e rasteve, në të kaluarën, kemi pasur raste kur gjyqësori ka marrë vendime jo të pritshme, edhe pse të marra mbi bazën e dëshmive. Kjo mbetet për t’u konstatuar dhe vërtetuar nga të gjitha dëshmitë që ka prokuroria, të cilat do t’i nxjerrë në ditët në vazhdim”, u shpreh eksperti.

Krahas kësaj, sipas ekspertit Shala, prokuroria do të intensifikojë hetimet edhe për lidhjet e tij si këshilltar i punëve të jashtme me zotin Pacolli, si dhe për shkaqet që kanë ndalur procesin e divoricit mes çiftit.

“Duhet pyetur më tutje se cili ishte shkaku i pengimit të procesit gjyqësor. A ka patur ndonjë influencim nga palët e treta? Njëkohësisht edhe në aspektin financiar do të duhet të shihen transaksione të mundshme parash, për të dhënë një pistë tjetër hetimesh”, nënvizoi Shala.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Glauk Konjufca

​Konjufca: Kritikat e SHBA-së ndaj Kosovës janë të qëlluara

Albin-Kurti-5

​Planifikimi për atentat ndaj Kurtit në Shkup, drejtori i AKI-së raportoi para deputetëve

Policia-e-Kosoves-800x445

Kosovë: Policia kap shtatë persona, dyshohen për ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Raporti britanik: Rusia po rindërton kapacitete për të destabilizuar Evropën, përmendet edhe Kosova

glauk-konjufca

Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Konjufcës për gazin lotsjellës

Ilir-Kulla

“Gjërat po ndryshojnë”, a mund të njihet Kosova nga dy shtetet që luftojnë për Nagorno-Karabakhun, sipas Ilir Kullës

flamuri zvecan

Flamuri serb largohet edhe nga Kalaja e Zveçanit

Gjykata_1-768x463-1-750x430-1

Mungon prokurori, dështon shqyrtimi fillestar ndaj serbit të akuzuar për krime lufte në Kosovë

Glauk Konjufca

Konjufca e pranon që dinari i ka acaruar raportet me amerikanët: Deklarata e O’Brien shqetësuese, e dimë pse janë “idhnu”

INFO

NA NDIQ