Prokuroria ka ngritur dy aktakuza përfshirë edhe ndaj Ramiz Merkos, për emërimin e drejtorëve të shkollave në Strugë

Picture of INA
INA

17/05/2024

Prokuroria Publike Themelore e Strugës ka dorëzuar dy propozime prokuroriale për veprat penale – Keqpërdorim në shërbim dhe vazhdim i veprës penale – Falsifikimi i dokumenteve nga neni 378 i Kodit Penal, lidhur me punën e shkollave në territorin e komunës së Strugës, transmeton Portalb.mk.

“Në rastin e parë akuzohen katër persona. E pandehura e parë, mësuese e gjuhës frënge në një shkollë fillore në Veleshtë, ka përdorur si të vërteta tre dokumente publike false, të cilat i ka përdorur për të dhënë provimin profesional në Qendrën Shtetërore të Provimeve. Tre të tjerët – kryetari i komunës së Strugës, drejtori dhe ndihmësdrejtori i shkollës kanë pranuar dokumentet e falsifikuara në procedurë për dhënien e provimit profesional, punësimin si mësimdhënës, por edhe për caktimin e të dyshuarit të parë si ushtrues detyre, drejtor shkolle në periudhën prej 19.04.2022 deri më 06.09.2023”, njoftuan nga Prokuroria.

Në rastin e dytë, kryetari i komunës së Strugës akuzohet për vepër penale – Shkelje e ushtrimit në shërbim pasi ka marrë vendim me të cilin ka caktuar person që nuk i plotëson kushtet në detyrën e ushtruesit të detyrës së drejtorit të shkollës fillore në fshatin Podgorcë gjegjësisht nuk ka pasur përvojë pune. Ndonëse nuk i plotësonte kushtet, personi e ka mbajtur pozitën e drejtorit në periudhën prej datës 11.11.2022 deri më 25.04.2023.

Kujtojmë se Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion (PThP NKOK) së fundmi ka ngritur padi kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merkopër blerjen e veturës luksoze “Audi” në kurriz të Komunës, dhe me iniciativë të Komisionit Kundër Korrupsionit.

Aktakuza ndaj Merkos i referohet veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të KP, i cili parasheh dënim me burg nga një deri në pesë vjet.

Merko, para 4 vitesh në lidhje me blerjen e kësaj veture luksoze për “24 Analiza” tha se i nevojitet vetura sepse Struga është larg.

Më 20 qershor Departament Amerikan i Shtetit shpalli non grata, Ramis Merkon.

Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm. Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

Përveç Merkos, në listën e zezë të SHBA-ve ishin edhe bashkëshortja e tij Shpresa dhe tre fëmijët e tij

TË FUNDIT
7 minuta
Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër
14 minuta
Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet
54 minuta
“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup
1 orë
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
1 orë
Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

ME TE LEXUARA

6 orë
Moti me diell dhe shumë i ngrohtë, temperatura deri në 38 gradë
1 ditë
Komiteti i Helsinkit: Nuk ka avancim për të drejtat e njeriut në RMV
1 orë
MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit
22 orë
Mickoski: Krenar Lloga kuadrot për drejtësi i kërkonte në Zajaz. Lloga ja si i përgjigjet
6 orë
Mos-deklarimi i pronës, Antikorrupsioni ndërpret mbi 20 procedura të zyrtarëve

LEXO MË SHUMË

ere pluhuri

Pluhuri i shkretëtirës së Saharasë do të prekë Maqedoninë e Veriut sot dhe nesër

blerim bexheti

Bexheti: Asnjëherë nuk kemi ikur nga zgjedhjet

shkupi komunikacion

“Kjo është pafytyrësi” – Qytetarët të revoltuar me regjimin e posaçëm të komunikacionit në Shkup

Ministria-Arsimit

MASH: Është përgatitur ditari i ri elektronik, do të përdoret pasi të kalojë fazën e testimit

policia-714x420

Ndalohet një shtetas turk në “Deve Bair”, kapet me dokumente të falsifikuara

IMG_2950

Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin e njohur si i Ramiz Merkos, lejen ia ka dhënë ministri në ikje i BDI-së

shkolla-nxenes-780x439-1

Në Kumanovë në maj janë regjistruar mbi 900 nxënës në klasën e parë

begaj gashi

Begaj takohet me Afrim Gashin: Rrugën e bashkëpunimit tonë nga dy korsi do ta bëjmë me katër të tilla

kurban dashi

Festa e Kurban Bajramit, ditë jo pune për besimtarët myslimanë

INFO

NA NDIQ