​Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarat në rastin e 3-vjeçarit në një çerdhe

INA
INA

20/09/2023

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale:

“Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të KPRK-së.

“Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet në komunikatë se: Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, fëmija është dërguar për t’i përfunduar ekzaminimet e nevojshme mjeko-ligjore, sipas dispozitave të KPPRK-së, andaj në bazë të rezultateve nga ky raport, dyshohet se të pandehurat duke i keqpërdor detyrat e tyre zyrtare, me dashje e me qëllim të shkaktimit të lëndimeve trupore, me forcë e kanë tërhequr për krahë të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Behgjet Pacolli konfirmon vrasjen e gruas së këshilltarit të tij, ja si reagon (FOTO)

flamur gashi

Flamur GASHI, do të jetë Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë!

collage-10-600x360

Geci e mohon se është konvertuar në katolik, flasin nga Famullia: Dje është konvertuar në kishën e Llapushnikut

blinken

Blinken: Nuk duam rikthim të konflikteve në Ballkan – Ky është paralajmërimi për Serbinë!

collage-10-600x360

“Kjo është hajgare, unë nuk jam fetar hiç”- Sabit Geci mohon se e ndërroi emrin dhe fenë

collage-10-600x360

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci ndërron emrin dhe fenë

Ana Baerbock

“Paqja në Ballkan varet nga një fije”- Gjermania shton trupat në Kosovë

Euro metali

Prodhonin dhe qarkullonin para false, arrestohen 6 persona në Prishtinë

Adem Jashari

Letra e fundit e Adem Jasharit (VIDEO)

INFO

NA NDIQ