Prokuroria kërkon vazhdimin e masës së paraburgimit për Thaçin dhe Veselin

Picture of INA
INA

02/06/2023

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka dorëzuar para Gjykatës Speciale parashtresat për shqyrtimin periodik të paraburgimit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Me anë të këtyre parashtresave ZPS kërkon që të vazhdohet masa e paraburgimit për Thaçin dhe Veselin.

Sipas ZPS-së që nga vendimi më i fundit i këtij Paneli më 17 prill 2023, nuk ka pasur asnjë ndryshim në rrethanat që meritojnë devijimin nga ai vendim duke shtuar se ecuria e vazhdueshme e gjykimit dhe zhvillime të tjera të rëndësishme do të vazhdojnë t’i japin Thaҫit dhe Veselit akses të mëtejshëm në informacione në lidhje me dëshmitarët e ndjeshëm dhe çështjen kundër tyre e që kjo sipas tyre shfaq domosdoshmërinë dhe arsyeshmërinë e paraburgimit.

Tutje thuhet se neni 41(6)(a) kërkon dyshimin e bazuar se personi i paraburgosur ka kryer një krim brenda juridiksionit të DhSk-së, e që sipas ZPS-së mbetet dyshimi i bazuar se Thaçi dhe Veseli e kanë bërë këtë.

Sipas tyre, ekziston dyshimi se Thaçi dhe Veseli janë përgjegjës për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Po ashtu thuhet se tri arsyet sipas nenit 41(6)(b) që justifikojnë ndalimin janë: 1) rreziku i arratisjes; 2) pengim i mundshëm; dhe 3) rreziku i krimeve shtesë, e që këto sipas ZPS-së janë mundësi reale.

Në parashtresë thuhet se fillimi i gjykimit e çon rrezikun e arratisjes në një nivel edhe më të lartë, pasi Thaçi dhe Veseli tashmë po shohin që provat kundër tyre po hyjnë vazhdimisht në rekord.

Po ashtu thuhet se kombinimi i vazhdimit të marrjes së një njohurie më të plotë për rastin kundër tyre, duke parë faktin se provat fajësuese hyjnë në procesverbal dhe duke u vënë në dijeni përmes rastit Mustafa për mundësinë reale të një dënimi të gjatë, e ngre rrezikun sipas ZPS-së të Thaçit dhe Veselit për t’u larguar.

ZPS pohon se Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të paraqesin rrezik për pengim të procedurës.

Sipas tyre, ky Panel paraprakisht ka konstatuar se rrezikun se Thaçi dhe Veseli mund të pengojnë mbarëvajtjen e procedurës në DhSK dhe se Zyra e Prokurorit të Specializuar mendon se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë.

Gjithashtu, thuhet se ZPS mendon se vazhdon të ekzistojë rreziku i kryerjes së krimeve të tjera dhe duke qenë se ky panel ka konstatuar një rrezik të tillë edhe paraprakisht, sipas tyre nuk ka ndonjë ndryshim të rrethana nga konstatimi i fundit lidhur me këtë çështje e që kjo përfshin edhe klimën e përgjithshme të frikësimit të dëshmitarëve në lidhje me krimet e UÇK-së.

Andaj, duke marrë parasysh këta faktorë të njëjtë dhe shtesë, ndalimi i Thaçit dhe Veselit sipas ZPS-së vazhdon të jetë i arsyeshëm.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

TË FUNDIT
6 orë
Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët
9 orë
Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)
13 orë
VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij
15 orë
Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë
16 orë
Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

ME TE LEXUARA

19 orë
Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi
19 orë
Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën
19 orë
Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut

LEXO MË SHUMË

IMG_4534

Musliu: Fatoni i braktisur nga shteti i vet, krejtësisht i vetmuar u vra nga serbët

fatoni blogerja

Blogerja e famshme serbe arrestohet me dyshimin se ka ndihmuar në arratisjen e Faton Hajrizit (FOTO)

faton hajrizi

VIDEO/ “Oh zot”- Gruaja e Faton Hajrizit me një reagim prekës për vrasjen e tij

ardita sinani ragmi mustafa

Arrihet marrëveshja PVD-PDSH për bashkëqeverisje në Preshevë

vjosa Osmani

Osmani takon kryeministrin e Holandës, diskutojnë për forcimin e partneritetit

gruaja blerim ramadanit

Gruaja e Blerim Ramadanit flet për arrestimin e tij: Ja si ndodhi arrestimi nga policia e Maqedonisë së Veriut

lutfi haziri

Haziri: Me Trumpin kthehet marrëveshja e 3 shtatorit 2020, kjo e pret Kosovën

artan-dhe-faton-hajrizi

Misteri i vrasjes në Serbi, autori ende në arrati – dyshimet te vëllezërit Hajrizi

vjosa osmani

Presidentja Osmani: Serbia dhe Rusia do të vazhdojnë të tentojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit

INFO

NA NDIQ