Prokuroria ndryshoi aktakuzën në rastin “Talir”, vjetërsohet një nga veprat e Mile Janakieskit

Picture of INA
INA

27/11/2023

Prokurorja Lençe Ristoska, në seancën e sotme për rastin e financimit të kundërligjshëm të VMRO-DPMNE-së “Talir”, në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, bëri ndryshimin e aktakuzës për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, me të cilat vjetërsohet vepra penale “keqpërdorimi i pozitës dhe autoritetit zyrtar” e Mile Janakieskit.

Siç informoi gjyqtari Osman Shabani, gjykata do të vendosë për parashkrimin e lëndës penale për të akuzuarin Mile Janakieski në seancën e radhës të caktuar për 11 dhjetor dhe më pas do të vazhdojë me shqyrtimin kryesor në pajtim me dispozitat e Ligjit për Procedura Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë rast, Janakieski akuzohet edhe për “larje të parave dhe të hyrave tjera nga vepra penale”.

Aktakuza për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së akuzon edhe ish-liderin e partisë dhe kryeministrin Nikolla Gruevski, i cili është në arrati, për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe për “pastrim të parave dhe produkteve të tjera të veprës penale”. Për të njëjtat dy krime dyshohet edhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë, Kiril Bozhinovski.

“Sipas ndryshimeve të Kodit Penal, për Nikolla Gruevskin dhe Kiril Bozhinovskin për pikën 1 të aktakuzës, propozojmë vazhdimin e procedurës për veprën penale nga neni 353, paragrafi 5 lidhur me paragrafin 4 Kodit Penal”, tha prokurorja.

Në të njëjtin proces gjyqësor, Ilija Dimovski dhe Leko Ristoski janë akuzuar për “pastrim të parave dhe të hyrave tjera”, ndërsa për këtë vepër është akuzuar edhe Elizabeta Çingarovska, e cila e ka pranuar fajësinë.

Partia OBRM-PDUKM, si person juridik, akuzohet edhe për “pastrim të parave dhe të hyrave të tjera”.

TË FUNDIT
15 minuta
Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin
2 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
4 orë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
4 orë
Korrupsioni "pret" pyjet në Maqedoninë e Veriut
5 orë
Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

ME TE LEXUARA

1 ditë
Maturantët në dilemë për të ardhmen e tyre
4 orë
Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”
2 ditë
Këshilli Gjyqësor me seancë urgjente në mesnatë, “për t’ia marrë imunitetin gjykatësit Naqe Georgiev”
11 orë
Mot me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell
1 ditë
Ixhet Memeti nuk ka imunitet
7 orë
VLEN në qeveri/Alternativa kryeparlamentarin dhe një zv/kryeminstër
1 ditë
Breshër me madhësi sa kokrra e arrës në fshatin Hotël të komunës së Likovës
2 orë
Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji
1 ditë
Mexhiti optimist: Mendoj se puna e kryeparlamentarit është e kryer

LEXO MË SHUMË

ixhet memeti

Afera me €10000, Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin

burgu-idrizove

Zjarr në burgun e Idrizovës, katër gardian përfundojnë në toksikologji

0-ballina-2-1

Në UT u mbajt Simpoziumi V Shkencor “Gjurmë në kohë”

pyje

Korrupsioni “pret” pyjet në Maqedoninë e Veriut

hristijan mickoski

Mickoski: Ahmetit, që më nënvlerësonte, do t’i japë leksione politike

ixhet memeti

Memeti ende nuk ka dalë para gjykatësit hetues – Profili i tij ndër më i larti i një juristi në Maqedoni të Veriut

fature-market

Vazhdon abuzimi me çmimet, kryesisht në produktet ushqimore

merko ramiz

Një vit pasi u vendos në listën e zezë, Ramiz Merko u paraqit në gjykatë

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës/Kasami: Vendimi i Qeverisë për ndaljen e punimeve, ‘urdhër’ nga Grubi

INFO

NA NDIQ