Prokuroria për audio-incizimin: Nuk e kemi fshehur ekspertizën gjermane për spitalin modular në Tetovë

INA
INA

18 Gusht, 2023

Prokuroria Publike ka reaguar në lidhje me publikimin e audio-incizimit në njërën nga seancat gjyqësore për spitalin modular në Tetovë, në të cilën dëgjohet se prokurorët e kanë vlerësuar si të parëndësishme ekspertizën gjermane për zjarrin modular.

Prokuroria në një njoftim për media thonë se nuk e kanë fshehur ekspertizën, ndërsa i ftojnë gazetarët të mos publikojnë dezinformata.

“Regjistrimi konfirmon pa mëdyshje se për Prokurorinë, gjetja profesionale e kriminalistëve gjermanë ishte një provë e rëndësishme që prokurorët e propozuan dhe e prezantuan në procedimin para gjykatës. Mbrojtja gjatë seancës kryesore ka propozuar, përveç ekspertizës me shkrim, që të dëgjohet personalisht eksperti nga Gjermania i cili ka përgatitur raportin me shkrim – provë në procedurë. Për këtë propozim është deklaruar edhe prokurori publik”.

“Ekspertiza e ekspertëve gjermanë është përgatitur me kërkesë të Prokurorisë Publike, e cila e ka propozuar dhe e ka paraqitur si provë me shkrim. Këtë e vërtetojnë edhe fjalët përmbyllëse të prokurorit publik, në të cilat ai e bazon rastin e tij në këtë ekspertizë në korrelacion me të gjitha provat e tjera të marra në procedurë”.

“Nëse ka edhe interesin më të vogël të gazetarëve të IRL-së për të publikuar të vërtetën për veprimet e Prokurorisë Publike në këtë proces, ekipi i prokurorëve publikë që kanë punuar më parë në këtë rast kanë qenë dhe janë ende në dispozicion të tyre për të sqaruar gjithçka të gjitha çështjet ligjore apo dilema për rrjedhën e procedurës penale”.

“Prokuroria Publike edhe një herë apelon që urgjentisht të ndalet keqpërdorimi i këtij procesi për diskreditim të pabazë personal dhe institucional. Kujtojmë se ka një procedurë ankimimi në vazhdim dhe një tjetër çështje e hapur që mund të pësojë dëme serioze nga raportimet e papërgjegjshme gazetareske dhe nga manipulimi i simpatisë publike me tragjedinë e madhe”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ejup maqedonci

Ministri i mbrojtjes i Kosovës flet për zhvillimet e fundit në Veri të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-23-01-22-134-edit_com.android.chrome

Paralajmërimi i ish-gjeneralit: Duhet të armatosemi dhe ne, Serbia po përgatit diçka

besnik bislimi albin kurti

Qeveria e Kosovës tregon lëvizjet e ushtrisë serbe në drejtim të kufirit të Kosovës

Screenshot_2023-09-30-18-25-37-717-edit_com.android.chrome

Komandantja Supreme pret në presidencë minstrin e Mbrojtjes dhe Gjeneralin Jashari

gjermania-780x470

Gjermania thirrje Serbisë: Reduktoje ushtrinë në kufi me Kosovën pa vonesa

Vjosa Osmani-696x421

Presidentja Osmani i çon mesazh Vuçiqit: Toger i Millosheviqit, s’do të lejojmë zhbërjen e arritjeve tona

IMG_5631

REL: Vërehet lëvizja e një kolone ushtarake në jug të Serbisë (FOTO)

pendarovski-nato

Pendarovski: Mirë që Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, që të parandalohet konfrontimi ndërmjet ushtrisë së Kosovës dhe Serbisë

michael roth

Ushtria serbe afër kufirit të Kosovës, ish-ministri gjerman: Ku dreqin është BE-ja?

INFO

NA NDIQ