Prokuroria Themelore Publike Shkup vepron sipas një njoftimi të paraqitur nga SPB Shkup dhe ka lëshuar disa urdhra, mbi të cilat tashmë po ndërmerren veprime, njoftojnë nga Prokuroria në lidhje me atë nëse prokurori publik deri më tani ka siguruar prova nga komuna e Çairit në lidhje me akuzat e kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, transmeton TV21.
Lidhur me kërcënimet, thekson Prokuroria, Ministria e Punëve të Brendshme është një autoritet drejtpërdrejt përgjegjës për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, si dhe për zbulimin dhe parandalimin e atyre që i kërcënojnë ata. Kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, akuzon kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, për krim dhe legalizim të ndërtimeve pa leje, ndërsa mbrëmë në një intervistë televizive tha se merr edhe kërcënime me jetë./TV21