Prokuroria po merr masa për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu

ina-online
ina-online

22/03/2024

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Kërçovë është njoftuar për sulmin ndaj gazetarit Furkan Saliu dhe jep të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.

“Rasti është evidentuar në statistikat për sulmet e raportuara ndaj gazetarëve të mbajtur nga Prokuroria Publike dhe pasi të jenë ndërmarrë të gjitha veprimet do të vendoset për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, njoftoi Prokuroria Publike pasditen e sotme.

Më herët, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) ka dënuar sulmin e sotëm fizik ndaj gazetarit Furkan Saliu nga përmbaruesja e Kërçovës, Vesna Jakimovska.

“Kjo ngjarje skandaloze vjen pas një sërë historish hetimore lidhur me prokuroren nga Portali X dhe Saliu, i cili ditën e sotme gjatë marrjes së një deklarate nga përmbaruesja u sulmua fizikisht prej saj dhe pësoi një dëmtim në dorë dhe një mikrofon të thyer nga pajisjet e tij. Kolegu Saliu ka lajmëruar policinë në vendngjarje dhe aktualisht është duke deklaruar në stacionin policor. Për këtë ngjarje është njoftuar prokurori i Kërçovës”, thuhet në kumtesën e ShGM-së.

Nga ShGM thonë se menjëherë kanë hyrë në komunikim me pikat e kontaktit në MPB dhe PTHP lidhur me raste të tilla për ta përcjellë rastin nga afër.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Oferta e Mickoskit për koalicion është shenjë dobësie

gashi

Gashi: Jemi në proces për ta bërë ndryshimin historik në Maqedoninë e Veriut

MEXHITI

Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

WhatsApp Image 2024-04-19 at 23.03.16 (1)

Sela: Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit

Ali AHmeti

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Fronti Europian në Vrapçisht/ Ahmeti: Punojmë për fitore historike, më 24 prill dhe 8 maj rrethojmë numrin 4

Menduh Thaci

Thaçi thotë se Albin Kurti s’ka asnjë njeri në Maqedoni

europe elect

Anketa e “Europe Elects”: Arben Taravari prinë para Bujar Osmanit

INFO

NA NDIQ