Prokuroria: Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit me fëmijën që ndërroi jetë nga sulmi i një qeni

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12 Prill, 2023

Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin ku fëmija tetëvjeçar ishte sulmuar dhe kishte ndërruar jetë pas sulmit nga një qen i fqinjit në lagjen Pintia të Shkupit. Nga Prokuroria konfirmuan se po ndërmerren masa për hetimin e gjithë rastit.

“Prokurori publik ka kryer mbikëqyrje në vendin e ngjarjes. Është dhënë urdhër për obduksion dhe po ndërmerren veprime për hetimin e gjithë rastit”, informuan nga Prokuroria Publike.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se mbrëmë një fëmijë i mitur ka ndërruar jetë pasi ishte sulmuar nga qeni të cilin e ruante fqinji i tij.

“Nga SPQ ‘Shën Naumi i Ohrit’ më 11.04.2023 në orën 18:25 ishte denoncuar se te ata ishte sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili sipas denoncimit u është nënshtruar lëndimeve si pasojë e sulmit nga qeni, pronë e fqinjit të tij N.G. Është njoftuar prokurori publik me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për obduksion dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, informuan nga MPB.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1736

Guxo: Mbështesim qëndrimin e institucioneve të Kosovës, kryetarët e komunave duhet të punojnë nga zyrat!

Ramush-Haradinaj-5

Haradinaj: Kurti paraqet rrezik për vendin, të largohet menjëherë nga Qeveria

policia-maqedonise-598x330

Aksident në rrugën Tetovë-Shkup, lëndohen pesë persona

Kurti-Bruksel

Kurti: SHBA, partner kyç pavarësisht dallimeve në qasje

tome-gashi

Gashi: Njëri nga arrestuarit në Veri është gjeneral serb…

IMG_1732

Kryeministri Kurti sot duhet mbështetur më shumë se asnjëherë!

Aksidenti-600x360

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë – Ohër, një i vdekur dhe disa të lënduar

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

shkelzen-gashi

Gashi tregon kush po e mbështet Kosovën dhe “shpërthen” ashpër ndaj mediave: Qysh s’po ju vjen marre, bre?

INFO

NA NDIQ