Prokuroria publike po kryen hetime për vrasjen në Strugë

Trupi i gruas së ndjerë nga Struga, të ciën mbrëmë me thikë e vrau bashkëshorti, do të dërgohen në autopsi, kumtoi sot Prokuroria publike.

Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria themelore publike – Strugë ka kryer ekspertizë në banesën në Strugë, ku është privuar nga jeta një grua e moshës 34-vjeçare.

“Sipas njohurive të para, pas zënkës paraprake mes tyre, bashkëshorti i ka shkaktuar gruas disa therrje vdekjeprurëse me thikë, e pastaj ka tentuar të kryejë vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e miqve të tyre, ku bashkëshortët kanë qenë për vizitë”, kumtoi Prokuroria publike.

Nga vendi i ngjarjes, siç thuhet në informatën, janë mbledhur dëshmi dhe gjurmë për ekspertizë, ndërsa do të merren në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes.

“Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet autopsi mbi trupin e së ndjerës, Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur dëshmi dhe gjurmë për ekspertizë, mes të cilave edhe arma me të cilën është kryer vepra penale”, sqarojnë nga prokuroria.

Pas tentimit për vetëvrasje, ndaj të dyshuarit 39-vjeçar është kryer intervenim kirurgjik dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.