Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për tre sulmuesit e arrestuar

Picture of INA
INA

26/09/2023

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për tre të arrestuarit e grupit terrorist që u kapen në veri të vendit.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu bëhet e ditur se kërkesa është bërë për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” si dhe “Kryerja e veprave terroriste” .

Seanca ndaj tre të arrestuarve do të mbahet sot(e martë), nga ora 10:00.

Njoftimi i plotë

PROKURORIA SPECIALE KA BËRË KËRKESË PËR CAKTIMIN E PARABURGIMIT KUNDËR TRE PERSONAVE

Prishtinë, 25 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave V.T. B.S dhe D.M. për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton opinionin se kërkesa është bërë kundër tre (3) të pandehurve për veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprat penale “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 126, dhe “Kryerja e veprave terroriste” nga neni 129, lidhur me nenin 33 të Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës. Seanca do të mbahet sot e martë, nga ora 10:00, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special.

TË FUNDIT
32 minuta
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
2 orë
Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit
3 orë
Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)
3 orë
FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!
4 orë
Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

ME TE LEXUARA

21 orë
Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital
32 minuta
“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë
21 orë
Gjukanoviq merr informata nga Kosova se po përgatitet atentat ndaj tij
21 orë
DW për shlyerjen e adresave të shqiptarëve: Si po i gërryen Serbia të drejtat e shqiptarëve etnikë?
1 ditë
Taravari vizitoi familjen e foshnjës së dhunuar: Dhunuesit do të dënohen!

LEXO MË SHUMË

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

trump sulm

Rama dhe Kurti reagojnë për tentim atentatin “e tmerrshëm” ndaj Trumpit

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

trump sulm

FBI identifikon sulmuesin, kush është autori 20 vjeçar që qëlloi me armë Donald Trump!

moti Vapa nxehti temperaturat

Mot me diell dhe temperatura deri në 42 gradë Celsius

durres plazh deti

Kurtishaj: Durrësi është boshatisur nga pushuesit e Kosovës për këtë arsye, ja çka pritet të ndodhë

trump sulm

Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

DASH Uashington Departamenti

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

INFO

NA NDIQ