Prokuroria tërhoqi akuzat për Gruevskin dhe Peshenvskin, u vjetëruan veprat penale në lëndën “Trajektorja”

INA
INA

03/11/2023

U ndërpre gjyqi për ndërtimin e autostradave kineze, që ish-PSP-ja e ushëhiqte me emrin e koduar Trajektorja. Prokurorja Lile Stefanova në seancën e sotme tërhoqi akuzat ndaj Nikolla Gruevskit, Vlladimir Peshevskit, Mile Janakieskit dhe Ljupço Gjorgjievskit, të cilët ishin përgjegjës për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në vendimin për tërheqjen e aktakuzës, Stefanova tha se këtë e bën për shkak të ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilat u zvogëluan dënimet dhe kështu u vjetëruan veprat penale që i ngarkoheshin të pandehurve, transmeton Portalb.mk.

Gjyqi për këtë rast ka filluar në vitin 2018 dhe nuk ka marrë asnjëherë vendim të shkallës së parë.

Rasti “Trajektorja” ka të bëjë me procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër dhe në të të akuzuar jishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili gjykohej në mungesë, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish-drejtori i NP “Rrugë shtetërore”, Ljupço Georgievski.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 ndërmorën disa veprime me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të autostradave Milladinovci – Shtip dhe Kërçovë – Ohër i shfrytëzuan dhe i tejkaluan autorizimet e tyre. Me atë i shkaktuan dëm buxhetit prej së paku 155 milionë eurove.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Këto ndryshime i kritikoi edhe bashkësia ndërkombëtare, sektori civil, mediat, opozita, megjithatë zëri i të gjithëve, ra në vesh të shurdhër.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

komisioni-antikorrupsion

Është përzgjedhur përbërja e Komisionit Antikorrupsion, pritet votimi në Kuvend

vangjel

Aksidenti i rëndë në Tetovë, humb jetën vajza e ish-deputetit

Bilall Kasami

Patundshmëri në emër të prindërve dhe ar në emër të bashkëshortes – kjo është pasuria e Bilall Kasamit

Blinken

Sekretari amerikan Blinken pasdite vjen në Shkup

Biljana-Ivanovska-780x439-1

Ivanovska: Më shqetëson fakti që shumë persona eksponentë politikë duan të jenë anëtarë të Komisionit për Antikorrupsion

lavrov

Çfarë ndodhi në Samitin e OSBE-së në Shkup, si ardhja e Lavrov shkaktoi përçarje

osbe shkup

Ndryshimet në komunikacion dhe shkurtimi i orarit të punës së disa institucioneve – gjithçka që duhet të dini për Samitin e OSBE-së në Shkup

kodra e diellit kisha

Policia e Maqedonisë: Është arrestuar personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit

angellov-kodra-e-diellit

Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

INFO

NA NDIQ