Prokurorja Ruskovska: Po zhvillohen hetime paralele për funksionarë aktual

0

Shefja e Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit, Vilma Ruskovska ka shpalosur sekrete se për momentin po zhvillohen paralelisht hetime për disa funksionarë aktual.

Po zhvillohen disa hetime dhe procedura parahetimore për funksionarë aktual, mirëpo nuk guxoj të zbuloj më shumë sepse të njëjtat janë sekret, ka thënë Ruskovska, e cila shtoi se lëndët janë për krim ekonomik dhe korrupsion./Alsat