Janeva: E di se po më përcjellin, zgjerohen hetimet për disa raste

0

Prokurorja Speciale, Katica Janeva në intervistën në 1TV ka thënë se ajo po përcillet, por se kjo nuk e ngarkon aq shumë në punën e saj. “E dij se me përjcellin dhe kjo është e dukshme. Por nuk më rëndon në punën time”, theksoi Janeva.

Ajo duke folur për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sërish theksoi se dëshiron që të kthehet si i burgosur dhe se shpreson që kjo do të ndodhë shumë shpejt, përcjellë INA.

Rreth rastit “Perandoria” ku të akuzuar janë ish-shefi i shërbimit sekret Sasho Mijallkov dhe biznesmeni Orce Kamcev, Janeva theksoi se hetimet janë zgjeruar dhe se dëshmi janë lëvizja e transfertave të parave. Ajo nënvizoi se përgjimet i ka kryer ish-shefi i shërbimit sekret (DSK), Sasho Mijallkov. “Është mëse e qartë se Mijallkov ka kryer përgjimet”, theksoi Janeva për 1TV. (INA)