Promovimi i librit “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”

0

Në ambientin e muzeut të Kalasë së Ulqinit këtyre ditëve u mbajt promovimi i librit “Udhëtim në kështjellat ilire të Malit të Zi”, të autorit Gazmend Çitaku.

Ky libër paraqet udhëtimin e vetë autorit dhe kolegëve të tijnë kështjellat historike ilire të Malit të Zi, të ilustruar edhe me fotografi mbresëlënëse që këtyre tempujve historik u japin një dimension të ri vizual në syrin e lexuesit. Në përurim foli vetë autori, i cili falenderoi të gjithë ata që kanë dhënë kontribut për realizimin e këtij botimi, në veçanti pjestarët e grupit “Ilirët” , Sami Flamurin , Gëzim Mavriqin dhe Indrit Çitakun, si dhe Fondin për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të popujve pakicë, të cilët edhe financuan këtë libër.