Pronarët e Chelseat duan të përgjysmojnë shpenzimet e pagave në ekip

INA
INA

21/09/2023

Pastrimi i skuadrës së Chelseat do të vazhdojë me pronarët që pranojnë se duan të ulin më tej faturën e pagave të tyre te Blutë.

Jose Feliciano, bashkëpronar i ClearLake Capital, ka deklaruar se ulja e faturës së pagave mbetet një prioritet për klubin.

Feliciano sugjeron se kostot e pagave duhet të shkurtohen me më shumë se gjysma e shpenzimeve aktuale.

“Ne kemi blerë një aset që është shumë i lakmuar nga shumë blerës të tjerë të mundshëm”, ka thënë fillimisht Feliciano në një konferencë të kompanisë në Paris.

“Në fund të fundit, ne jemi jashtëzakonisht të lidhur me atë bazë mbështetësish dhe tifozësh, sepse mënyra më e mirë për ta bërë klubin tonë më të vlefshëm është fitorja”.

“Ekipi pati një sezon të parë të vështirë, sezonin tonë të parë. Ne kemi një sasi të jashtëzakonshme talentesh”.

“Mendoj se ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të ulim pagën dhe në thelb shpenzimet operative të biznesit me mbi 80.6 milionë funte në vit”, përfundoi ai.

Shpenzimet aktuale të Chelseat për pagat thuhet se janë të paktën 150 milionë funte (173 milionë euro)./Telegrafi/

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Armando Broja

E ardhmja e Brojës në Itali? Ekipi i Serie A planifikon afrimin e sulmuesit “kuqezi” në janar

Luis Suarez

Suarez nuk pushon ja ku do vazhdoj karrierën

ardian ismajli

Ismajli për mediat kroate: Shqipëria dhe Kroacia kalojnë grupin në Euro 2024

Ylber Ramadani

Shorti i Evropianit, Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

guardiola

Gabimi i jashtëzakonshëm i gjyqtarit, Guardiola: Çfarë t’i them skuadrës dhe tifozëve pas një ndeshje si kjo?

Pogba

Pogba u gjobit me 20 mijë euro nga Allegri, për dëgjimin e muzikës me zë të lartë…

Ylber Ramadani

Shorti i Europianit/ Ramadani: Kundërshtarë të fortë, por Shqipëria nuk do të dorëzohet!

Pochetino

Pochettino ‘në qiellin e shtatë’: “Ne jemi një ekip i vërtetë”

moscardo-

E duan pesë gjigantët evropianë, por PSG po e fiton garën për sensacionin gjerman

INFO

NA NDIQ