Pronari i Besa Transit i kapshëm për prokurorinë, thotë Joveski

Picture of designer@fetishimedia.ch

28/01/2022

Pasi shërbimi kombëtar hetues bullgar përfundoi hetimin për aksidentin e trafikut ku humbën jetën 45 qytetarë të RMV-së, ka disa opsione për familjarët e viktimave – ka thënë për Prokurori Shtetëror Publik, Lubomir Joveski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Hetimi tregoi se përgjegjës për fatkeqësinë është vozitësi që ka humbur kontrollin ndaj autobusit, që kishte lëvizur me shpejtësi të madhe, por jo mbi limitin e lejuar.

LUBOMIR JOVESKI PËR REL

“Ka disa mundësi që familjarët e viktimave, në bazë të këtij vendimi të dorëzojnë padi në Prokurorinë e Bullgarisë. Kanë të drejtë t`i shqyrtojnë dokumentet në lëndën konkrete. Gjithashtu në dispozicion kanë edhe mundësinë që para organeve kompetente të Bullgarisë të dorëzojnë padi civile për kompensimin e dëmëve”

Paralelisht me këtë Prokuroria e Maqedonisë së Veriut është duke vepruar sipas lëndës që kanë të bëjë me punën e subjektit juridik – organizatorit të udhëtimit, firmën “Besa Trans”.

Janë dhënë urdhëra nga Prokurori që vepron sipas lëndës, sic thotë Joveski, me qëllim që plotësisht të shqyrtohet puna e kësaj firme, vecanërisht në pjesën se si autobus ii ka kaluar kufijtë dhe rregullsia teknike dhe licensat.

Prokurori Joveski ka theksuar se pronari i Besa Transit, Bekim Haxhiu është i kapshëm për Prokurorinë.

LUBOMIR JOVESKI PËR REL

“Edhe nga ana e avokatëve të tij, por edhe nga ai vetë është dhënë pëlqimi se ai dëshiron të bashkëpunojë me organet kompetente në pjesën e konstatimit të shkaqeve dhe rrethanave që sollën këtë aksident trafiku”

Aksidenti ndodhi më 23 Nëntor të vitit të kaluar, në orët e mëngjesit, ku autobusi i “Besa Transit” kishte goditur mburojën në autostradën “Struma”. Gjatë aksidentit 45 udhëtarë humbën jetën, mes tyre edhe 12 fëmijë kurse shtatë të tjerë u lënduan./KlanMacedonia/

TË FUNDIT

Sarajevë: Kurti vendos lule pranë Memorialit të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË