Gëzim Mekulli
Saranda Bogujevci nuk është thjeshtë emër; ajo është vet Kosova. Ajo është gruaja shqiptare që mbijetoi kasaphanën serbe dhe u ngrit në këmbë për të treguar të vërtetën.
Sot, disa pseudo-gazetarë që i ngjasojnë më shumë zëdhënësve të një ministrie propagande, sesa njerëzve të fjalës së lirë, po e sulmojnë. Po e godasin një grua që si fëmijë i mbijetoi plumbave serbë, që e çoi zërin në mes të Beogradit, që e tha të vërtetën aty ku të gjithë kishin frikë të shikonin në sy.
Kjo nuk është gazetari. Kjo është makinë baltosjeje. Është turp. Është Goebbels në version lokal, ku viktima shndërrohet në fajtor, dhe kujtesa kombëtare në objekt sulmi.
Saranda nuk u dorëzua para vrasësve të saj, e aq më pak do të dorëzohet para shpifësve me tastierë.
Kush e sulmon Sarandën, e ka problem me të vërtetën. Dhe kush e ka problem me të vërtetën, është në anën e krimit serb. Pikë!