Propagandimi nacionalist serb përmes kulturës, sportit e filmit

INA
INA

31/07/2023

Angazhimi për të interpretuar nxitjen dhe nisjen e luftërave dhe të konflikteve në ish-Jugosllavi, sidomos gjatë viteve të ’90, si ato për të cilat kanë kontribuar të tjerët e assesi elitat kulturore, politike e intelektuale serbe, Republika e Serbisë dhe regjimi i Aleksandër Vuçiqit po e bënë në mënyrë të organizuar prej vitesh.

Interpretimi nacionalist i së kaluarës pa ndjenjën e përgjegjësi intelektuale është imperativi mbi të cilin merr jetë çdo angazhim intelektual e kulturor serb. Organizimet kulturore e sportive në kor nacionaliste, e parasëgjithash urryese për të tjerët nuk janë të rastit e momentit.

Shpalosja e koreografive nacionaliste e raciste në terrenet sportive, kulturore e muzikore serbe është pjesë angazhimit të orkestruar të regjimit politik aktual në Serbi. Të gjitha këto përqasje urryes ndaj gjithçkaje jo-serbe në Ballkanin Perëndimor, mirëmbahen e kurohen me kujdes dhe në mënyrë të strukturuar. Propaganda përmes kulturës, sportit, filmit e muzikës serbe mirëmban emocionin nacionalist, i cili jo se nuk është në traditën e mendësisë politike serbe, mirëpo ajo i jep energji edhe regjimit drejtues të shtetit serb.

Në 2019 ministrit e kulturës të Serbisë dhe entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, kishin nënshkruar një Kartë e cila për synim kishte orientimin e ruajtjen e kulturës serbe, në siç thuhet, hapësirën kulturore serbe.

“Me hapësirën kulturore serbe nënkuptojmë hapësirën ku populli serb ka jetuar ose jeton për një periudhë të gjatë historike, duke lënë gjurmë të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, qoftë brenda kufijve apo jashtë kufijve të krijimeve të tij shtetërore. Me fjalë të tjera, nuk është e mundur të reduktohen kufijtë e hapësirave kulturore në kufijtë e një hapësire të vetme politike ose shtetërore”, shpjegon në nenin e saj të dytë, Karta për Hapësirën Kulturore Serbe, gjithë përfshirjen e angazhimit kulturor serb.

Narracioni thelbësor i Kartës është që të trajtojë të gjithë serbët që jetojnë jashtë Serbisë si pjesë e një trupi të vetëm serb, etnikisht e kulturalisht. Jehona e qartë e ideve vazhdon të jetë ajo historikja e projektit serbomadh, e nxjerr me shpjegimet e “botës serbe”, e cila synim ka të bashkojë të gjithë serbët. Me shtjellimin për hapësirën kulturore serbe interpretohet versioni i një hapësirë të vetme politike e territoriale. Mundësisht, me çdo kusht pa tjetrin e të ndryshmen!

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

eurovizion

Maqedonia e Veriut as këtë vit nuk do të marrë pjesë në Eurovizion 2024

shkolla-nxenes-klasa

Mustafa: Shumë faktorë ndikuan për PISA-n

librat-780x439

Cilësia në arsim duhet të jetë prioritet në të kundërtën na pret regres kolektiv!

elva margariti unesco

Tjetër traditë shqiptare në UNESCO

Zejneli redaksia enciklopedia

Rektori i UT-së, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i priti në takim anëtarët e redaksisë së posaçme në RMV për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare

Validin Ademi

Lëvizja BESA: Rezultatet e “PISA” – BDI me sukses e shkatërroi arsimin (VIDEO)

mirush-kabashi

“Jam shqiptar, kosovar”, recitimi madhështor i Mirush Kabashit kur Kosova po përjetonte luftën (VIDEO)

shkolla-nxenes-klasa

Rëniet në rezultatet e Maqedonisë së Veriut në PISA 2022

matura-shteterore-provimi

Kosova dështon keq në PISA, reagon OCRA: Katastrofë arsimore në Kosovë – Analfabetizmi në rritje

INFO

NA NDIQ