“Propozimi francez ruan 90% të identitetit”/Ruzhin: Për çdo identitet e rëndësishme është ruajtja e gjuhës

Me propozimi francez, ruhet 90% e identitetit maqedonas, sepse i njëjti siguron për gjuhën, vlerësoi ish-ambasadori Nano Ruzhin në emisionin “ClickPlus” të TV21.

“E rëndësishme për çdo identitet është ruajtja e gjuhës. Duke e parë se gjuha me të vërtetë ruhet me këtë propozim francez, ne kemi përmbushur 90% të ruajtjes së identitetit, sepse elementët e tjerë janë historia, e cila mendoj se do të relativizohet sepse është qesharake të flitet për historinë. Elementi i tretë është hapja e Kushtetutës, pra nuk jem tek fondamentet, klasteri i parë, ku kusht themelor nëse dëshironi të hapen negociatat, fillimisht votojini me 2/3-tat në Kuvend”, tha Nano Ruzhin, ish-ambasador.

Gazetari dhe analisti Zoran Ivanov u shpreh se propozimi francez mund të jetë i mirë për ne, por nuk është i mirë për Bashkimin Evropian.\TV21