Propozimi francez/ VMRO thotë se janë dakorduar për të formuar grupe punuese

VMRO-DPMNE thotë se janë dakorduar të formojnë grupe punuese të përbëra nga përfaqësues të partive politike, të cilat do të punojnë për tejkalimin e kundërshtimeve ndaj kornizës së propozuar negociuese, njoftuan sot nga partia.

Nga VMRO për Alsat, thonë se në ato grupe punuese do të ketë dy përfaqësues nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, një nga BDI dhe Aleanca dhe një tjetër nga partitë më të vogla politike parlamentare.

Po sipas kësaj partie, takimi i parë pritet të jetë nesër.

Kjo vjen pas thirrjes së liderit të opozitës Hristijan Mickoski për të diskutuar ndryshimet që do të përmirësonin propozimin, forma aktuale e të cilit, siç vlerëson VMRO-DPMNE, është në dëm të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Një gjë të tillë për Alsat, nuk e kanë konfirmuar nga LSDM, mirëpo pritet që së shpejti të dalin me njoftim./Alsat