Propozimi i Ramës si sabotimi më i madh i Kosovës në 4 pika

Picture of INA
INA

08/06/2023

shkruan: Rron Gjinovci

Propozimi i Ramës si sabotimi më i madh i Kosovës në 4 pika:

1. Provon tezën serbe se Kosova nuk është shtet.
Simbolikisht provon tezën serbe se Kosova nuk është dhe nuk mundet me qenë shtet, se Kosova nuk është e aftë me folë për veten. Duke folë në emër të saj sabotohet simbolikisht shtetësia e saj.

2. Afirmon Asociacionin, që është minë për Kosovën.
Draftstatuti është kërkesë e Serbisë për minimin e shtetësisë së Kosovës, rezistenca e Kosovës ndaj kësaj kërkese është kujdes i domosdoshëm për mos me e bo gabimin e Bosnës e cila sot është shtet disfunksional. Shqipnia propozon draftstatut që e kërkon Serbia, e për të cilin heziton Kosova. Me kend ju duket se është Shqipnia?

3. Rama i korruptum mundet me qenë protagonist vetëm përmes Kosovës.
Rama vet nuk mundet me qenë protagonist i zhvillimeve diplomatike në rajon. E vetmja mënyrë që një politikan i cili e qeverisë një vend qe 10 vjet dhe vendi i të cilit në mëyrë konsistente në 10 vjet të qeverisjes së tij konsiderohet vend tranzit i drogës dhe i kontrabandës nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pra e vetmja mënyrë për me qenë protagonist është duke e portretizu veten si faktor (de)stabiliteti, një strategji që po i ecë shumë mirë dostit të tij Vuçiç.

4. Droga ka nevojë për liri të lëvizjes nga porti i Durrësit deri në Hungari.
Serbia dhe Shqipnia, dy vende me mungesë të lirisë së shprehje, me demokraci të brishtë, me zgjedhje të komprometume, me akuza nga raportet ndërkombëtare se shërbejnë si vende tranzit i drogës dhe kontrabandës, e kanë problem Kosovën, e cila zhvillon zgjedhje demokratike pa asnjë problem signifikant, e cila prin në liri të shprehjes, e cila nuk e ka një qeveri të korruptume. E kanë problem Kosovën sepse Kosova është shembulli i afërt i popujve të Shqipnisë e Serbisë se qysh mundet me kon ma demokratik, ma i lirë e i pakorruptum nji vend i Ballkanit. Ky është rrezik serioz për qeveritë me tendenca autokratike në këto dy vende. Mafitë që e udhëheqin edhe Shqipninë edhe Serbinë e kanë problem sundimin e ligjit në Kosovë, sepse droga nga porti i Durrësit duhet me qarkullu nëpër Kosovë për me mbërri në muret e Evropës ( në Hungari), përmes Serbisë.

Kosova ka me i luftu suksesshëm këto dy mafi, këta dy lider autokratik, me demokraci, me sundim të lijgit, me avancim të të drejtave të njeriut. Kosova është ylli që shëndrrit në errësirën e Ballkanit perëndimor.

TË FUNDIT

Kasami: Sot kur Ali Ahmetit dhe familjarëve të tij ju ndal çezma nga buxheti i shtetit ju kujtuan çështjet shqiptare

Premtimi i Daut Haradinajt: Do ta zhbëjmë Gjykatën Speciale!

Mexhiti: Zero tolerancë për ndotësit e ajrit!

Burim Latifi nga Brukseli: Nënshkruhet Deklaratë historike, forcohet integrimi energjetik i Ballkanit Perëndimor në Europë

Toshkovski: Kemi informacione se një ish-kryetar komune i BDI ka qenë i përfshirë në organizimin e ngjarjeve të 28 nëntorit

Klubi shqiptar emëron trajnerin serb, reagojnë tifozët

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË