Propozimi për Qeveri gjithëpërfshirëse, Lëvizja Besa: Nuk prononcohemi për takim ku nuk ishte asnjë shqiptar

ina-online
ina-online

7 Qershor, 2023

Lëvizja BESA ka komentuar sot propozimin e VMRO-DPMNE-së për një Qeveri gjithëpërfshirëse por pa BDI, por që një kusht i pushtetit aktual dhe i shpalosur nga kryeministri Dimitar Kovaçevski është ndryshimi i Kushtetutës.

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk mund të prononcohen në lidhje me krijimin e një Qeverie gjithëpërfshirëse që do të votonte ndryshimet kushtetuese, pasi siç thonë nga kjo parti, në takimin e sotëm Mickoski-Kovaçevski nuk mori pjesë asnjë shqiptar.

Nga kjo parti thonë se edhe nëse do të kishte një ofertë të këtillë, të njëjtën fillimisht do ta shqyrtonin në organet e parisë.

“S’mund të prononcohemi në momente që nuk kemi detaje mbi bisedimet në takim pa pjesëmarrje të asnjë përfaqësuesi shqiptar. Për Lëvizjen BESA nuk është e rëndësishme pjesëmarrja ose jo në qeverinë teknike, për ne është e rëndësishme që termi nënçmues 20% të hiqet nga kushtetuta, dhe të zëvendësohet me gjuha shqipe. Dhe në qoftë se do të ketë një ofertë të tillë sigurisht që për të njëjtën do të vendosin organet partiake”, thonë nga Lëvizja BESA. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

MPB-policia-maqedonise

Të punësuarit në MPB sot marrin rrogat më të larta për 10%

moti sot

Moti në Maqedoninë e Veriut

IMG_5660

Dega e Alternativës në Tetovë zgjodhi kryetarin e ri

IMG_5658

Muhamed Lala zgjidhet kryetar i FRASH – Tetovë

IMG_20231001_191904

Klubi “Bashkimi2002” nga Kumanova shkëlqen në turneun ndërkombëtar, 8 medalje të arta

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

INFO

NA NDIQ