Propozimi për Qeverinë e re, sot para deputetëve

Iliria News Agency
Iliria News Agency

13/02/2023

Në rendin e ditës të seancës së 104-të të Kuvendit sot është propozimi për rikonstruimi i Qeverisë, kabineti i së cilës zgjerohet me kuadër nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa zvogëlohet me ata të Alternativës.

Në seancën e caktuar për në orën 15:00 pasdite do të debatohet dhe vendoset për zgjedhjen e katër ministrave të rinj dhe pesë zëvendësministrave, pas vendimit për hyrjen e ASH-së në shumicën qeveritare.

Në prag të seancës së sotme, Alternativa shpalli vendimin e Kryesisë Qendrore se do të veprojë si opozitë, ndërsa më herët të premten kryeministri dhe lider i LSDM-së Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari përfunduan negociatat për bashkëpunim.

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi dje pas seancës së Kuvendit Qendror ka njoftuar se tre deputetët e kësaj partie do të veprojnë si opozitë, zyrtarët e tyre do të tërhiqen nga pozitat e tyre, por nëse ka ndryshime kushtetuese do të votojnë “pro”.

Me propozimin për shumicën e r të Qeverisë, tre ministrat e Alternativës, për Shëndetësinë, për Shoqërinë Informatike dhe Administratë dhe për diasporën duhet të shkarkohen dhe të zëvendësohen me kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Njëkohësisht duhet të konstatohen edhe dorëheqjet e ministrave të Drejtësisë Nikolla Tupançevski nga LSDM dhe për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Naser Nuredini nga BDI.koha

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ