Propozimi për shkarkimin e prokurorit Ljupço Kocevski të martën në seancë të qeverisë

Picture of INA
INA

24/02/2025

Propozimi për shkarkimin e prokurorit të shtetit Ljupço Kocevski do të paraqitet nesër në seancën e qeverisë. Dje, kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur për këtë temë, por edhe për interpelancat e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, theksoi se dy procese janë paralele, procedura ka filluar dhe nuk ndalet.

“Ministria e Drejtësisë është përgjegjëse për të paraqitur se si do të vazhdojë procedura. Këtë do ta shqyrtojmë në seancën e ardhshme të qeverisë. Procedura ka nisur, nuk ka asnjë ndalim. Le të shkojmë hap pas hapi. Pastaj radhën e ka Këshilli Gjyqësor, ato dy procese janë paralele, nuk janë në konflikt me njëri-tjetrin”, theksoi kryeministri pas kthimit nga SHBA.

Ministria e Drejtësisë do t’i listojë në dokumentin që po përgatit argumentet për shkarkimin dhe pasi ta miratojë Qeveria do t’i dërgohet për shqyrtim Këshillit të Prokurorëve Publikë. Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit janë reputacioni dhe funksionaliteti i dëmtuar i prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe joefikasiteti.

LSDM ka kërkuar që politika të lihet mënjanë dhe procesi të ecë në përputhje me ligjin. Së fundmi, prokurori Kocevski deklaroi se nëse konfirmohet se ka bërë shkelje disiplinore, do të japë dorëheqje nga pozita e tij.

TË FUNDIT

Edhe 48 orë burg për Kreshnik Bekteshin!

Gerlach:Spitalet duhet të përgatiten për luftë

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË